FIBA injoron kërkesën e Kosovës

Bordi Qendror në institucionin që drejton basketbollin botëror nuk e ka shqyrtuar kërkesën e FBK-së, pavarësisht se kjo ishte parashikuar në rendin e ditës.
Faqja zyrtare e FIBA-s citonte se në këtë mbledhje është diskutuar rreth pesë pikave, por askund nuk figuronte çështja për sportin e top-koshit të shtetit më të ri në Evropë.
Njëra prej pikave që vlen të përmendet, ishte pranimi i Federatës Meksikane të Basketbollit. Sekretari i përgjithshëm i federatës, Isuf Lumi, konfirmon se në adresë të FBK-së nuk ka arritur asnjë përgjigje nga FIBA.
“Ende nuk kemi informacion. Nuk jemi përmendur as në raportin e Bordit Qendror. Të dielën na kanë premtuar se do të na dërgonin një letër, por ajo nuk ka ardhur”, tha ai për kosovaren “Express”. Javën e kaluar, FIBA dërgoi një letër në federatë, pas raportit pozitiv rreth zhvillimeve në basketbollin kosovar, ku konfirmonte se do të shqyrtonte aplikimin.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code