E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani hesht, Karlsruhe humbet ne shtepi

Albania-sport- Karlsruhe e Edmond Kapllanit pësoi një humbje befasuese 1-3 me Rot Vajs Esen në shtëpi përpara në 26.700 shikuesve. Miqtë e drejtuar nga ish-trajneri i Karlsruhes, Lorenc-Gynter Këstner shënuan të parët me anë të Solomon Okoronkvo (43') dhe Viktor Hugo Lorenzon (65'), përpara se Xhovani Federiko të shkurtonte diferencën (2-1) me anë të një penalltie në të 75'. Në fund të takimit ishte Danko Boskvovic, i cili vulosi në të 89' rezultatin 3-1.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare luajti 90 minutat e zakonshme dhe rastin e parë i pati qysh në minutën e 4, kur nuk shfrytëzoi një pas të Tomas Kies.
Në minutën e 24, shqiptari ishte pjesë e një kombinacioni të shkëlqyer Xhovani Federiko-Edmond Kapllani-Sebastian Freis, por ky i fundit nuk finalizoi një mundësi ideale goli. Dhjetë minuta më pas, Kapllani mori një top nga Sebastian Freis por pa shkuar te goli.
Në pjesën e dytë, sulmuesi ynë i dhuroi një top të artë Xhovani Federikos, por ky i fundit nuk konkludoi. Minuta e 58 solli një goditje fluturimthi të Kapllanit, por topi përfundoi mbi kuadrat. Sulmuesi shqiptar provoi sërish në të 62' me një goditje nga 25 metra. Minuta e 79 dhe Kapllani pengohet në zonë, por gjyqtarin gjithcka është e rregullt.
Në ndeshjet e tjera TSV Munchen mori një leksion të hidhur para 69.000 shikuesve kur humbi 0-3 me Augsburg , ndërsa Koblenc barazoi 0-0 me Karl Zajs Jenën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›