E Shtunë, 31 Tetor 2026

Katalanasit mohojnë largimin e Ronaldinjos

Pavarësisht zërave për një transferim të Ronaldinjos sezonin tjetër te Milani, bashkëkombasit e tij Silvinjo dhe Xhuliano Beleti konfirmojnë se shoku i tyre i skuadrës nuk do të largohet nga Kamp Nou. "Po, është e qartë, Ronaldinjo është i lumtur në Kamp Nou. Të gjithë e dimë se sa i qetë dhe cfarë gëzimi i ka falur ai skuadrës. Tani te Barcelona i ka drejtuar sytë cdo tifozeri nëpër botë dhe mund të them me shumë siguri se Roni dhe Barca përbëjnë një martesë të shkëlqyer", tha Beleti. Gjithashtu Silvinjo nënvizoi: "Ka një interesim nga Milani me aq sa kam parë dhe dëgjuar nëpër media dhe për këtë gjë nuk mund të flas me përgjegjësi, por di që Ronaldinjo ndihet shumë rehat këtu. Ai po bën një jetë të shkëlqyer në Barcelonë. Është shumë i lidhur me qytetin, klubin dhe tifozët".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›