Mavraj, tani 4 herë më i shtrenjtë se para dy muajsh

Albania-sport- Kuotat finaciare të Mërgim Mavraj po rriten me shpejtësi në Gjermani. Ish-kandidati për të veshur fanellën kuqezi konsiderohet si një lojtar i pazvëndesueshëm te Darmstadt në rolin e tij si qendërmbrojtës dhe tashmë vlerësohet si lojtari më vlerën më të lartë në ekipin e tij.
Lojtari i ri i Kombëtares U-21 të Gjermanisë kushton tashmë 600.000 euro nga 150.000 që vlerësohej vetëm dy muaj më parë, kur nuk ishte thirrur nga trajneri Dieter Eilts.
Sitet gjermane raportojnë se për djaloshin e papërfillur nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe që luan në Ligën Rajonale të Jugut (Kategoria e tretë në Gjermani)janë të interesuar dy klube të Bundesligës, Mainc 05 dhe Volfsburgu.