Trepça ’89 e Besa shumë vështirë, për Prishtinën punë e lehtë

Nga Ejup LLUMNICA
Këtë fundjavë do të vazhdojnë garat e Superligës së Kosovës në futboll, ku përballje shumë interesante pritet të jetë ajo e Besës si mysafire e skuadrës së Hysit në Podujevë, ndërkaq Trepca '89 do të udhëtojë për në Prizren për ta vazhduar rrugën drejt titullit. Prishtina do të ketë punë paksa më të lehtë këtë javë, pasi që ndeshet me të fundit në tabelë, Kosovën e Prishtinës. Në anën tjetër, në ndeshjet për ekzistencë vecojmë atë në Gjakovë, ku Vëllaznimi kërkon pikët e shpëtimit. Ajo në Gjilan, ndërmjet Gjilanit dhe Besianës, si dhe ballafaqimi i skuadrave drejtpërdrejt të rrezikuara, KEK-u dhe Drenica. Hysi - Besa Padyshim do të jetë një udhëtim shumë i vështirë për kampionin aktual, Besën. Stinorin e kaluar ishin llapjanët, të cilët në Pejë mposhtën Besën, dhe ky do të jetë një rast i mirë për pejanët që të hakmerren për atë humbje të befasishme. Sido që të jetë, edhe Hysi edhe Besa kanë skuadra shumë të forta me individë tejet cilësorë, andaj edhe me të drejtë mund të konkludohet se ky është ballafaqim shumë i vështirë për të dyja. Trepca - Flamurtari Cilësia e barabartë që kanë këto skuadra e bën shumë të vështirë parashikimin për fundin e ndeshjes. Paksa më të favorshëm janë mitrovicasit, pasi që paraqiten para adhuruesve të vet, mirëpo nëse kemi parasysh që skuadra e Flamurtarit, sidomos si mysafire është shumë e rrezikshme, atëherë epilogu përfundimtar i ndeshjes do të dihet vetëm në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit. Të dyja skuadrat në javën e parë nuk shënuan fitore. Flamurtari në fushën e vet luajti baras me Vëllaznimin, ndërkaq Trepca pësoi humbje në Ferizaj. Liria - Trepca '89 Prizrenasit, pas humbjes që pësuan kundër Besianës në javën e parë, gjithsesi duhet të kërkojnë pikët në fushën e tyre, në të kundërtën mbijetesa e tyre do të vihet në rrezik. Në anën tjetër, mitrovicasit, pas organizimit shumë të mirë, si dhe përforcimeve në skuadër, me të drejtë pretendojnë titullin e kampionit, dhe për të arritur një gjë të tillë, atëherë pikët janë të domosdoshme nga cdo takim. Kjo bën që me të drejtë të vlerësohet kjo ndeshje si shumë interesante, pasi që për të dyja skuadrat rëndësia e pikëve është shumë e madhe. Vëllaznimi - Kosova (V) Padyshim kjo do të jetë njëra nga ndeshjet vendimtare të Vëllaznimit për mbijetesë. Nëse në këtë takim ajo bën ndonjë hap të gabuar, duke luajtur baras apo humbur, atëherë gjasat për ta siguruar mbijetesën do të humbin. Futbollistët gjakovarë në fushë do të hyjnë shumë të koncentruar dhe do të luftojnë vetëm për fitore. Në anën tjetër, vushtrriasit njihen si skuadër shumë e papërshtatshme, andaj edhe do t'ua vështirësojnë pamasë fitoren gjakovarëve. KEK-u - Drenica Pas fitores tejet bindëse kundër përfaqësues së Kosovës, futbollistët e KEK-ut dukshëm kanë shtuar vetëbesimin, andaj edhe më të drejtë ata në fushë do të hyjnë vetëm për fitore. Drenicasit, pas barazimit në fushën e tyre javën e parë, gjithsesi kanë rrezikuar pozitën në tabelë, andaj pikërisht fusha e KEK-ut do të jetë për ta si kompensim i pikëve të humbura në Skënderaj. Se cili do t'u gëzohet pikëve në fund, mbetet të shihen. Kosova (P) - Prishtina Do të jetë një sfidë e lehtë për kampionin vjeshtor, Prishtinën, pasi që përball do ta ketë skuadrën e fundit në tabelë, Kosovën e Prishtinës, e cila, përvecse përbëhet me futbollistë shumë të rinj dhe pa përvojë, edhe kushtet financiare i ka shumë të vështira. Gjithsesi, me fitore Prishtina vetëm sa do të përforcohet në tabelë dhe më e sigurt do ta vazhdojë luftën për ta mbrojtur titullin e vjeshtës. Shqiponja - Ferizaj Një përballje që nuk e rrezikon shumë asnjërën skuadër. Të dyja skuadrat tashmë kanë krijuar një fond të mjaftueshëm të pikëve, të cilat mbase ju sigurojnë një qetësi në tabelë, edhe pse deri në fund të stinorit kanë mbetur edhe shumë ndeshje, gjithsesi synim i të dyja skuadrave është mesi i tabelës, gjë që besohet se do të arrihet. Gjilani - Besiana Një nismë shumë e mirë për futbollistët e Besianës, të cilët edhe përkundër faktit se ndeshjen si vendës e zhvilluan në Mitrovicë arritën të shënojnë fitore në përballje me Lirinë, duke e përforcuar dukshëm mesin e tabelës. Në anën tjetër, gjilanasit, pas barazimit si mysafir i Kosovës (P), do t'i kërkojnë pikët e plota në ndeshjen e para adhuruesve të tyre. Orari i ndeshjeve: E shtunë Kastriot: KEK-u - Drenica I. Kelmendi, A. Latifi, N. Ajvazi Prishtinë: Kosova (P) - Prishtina P. Hasani, A. Sopi, G.Havolli E diel Pejë: Shqiponja – Ferizaj S. Rrahmani, G. Daka, N. Krasniqi Prizren: Liria - Trepca '89 H. Hajdari, A. Gashi, I. Veseli Gjakovë: Vëllaznimi - Kosova (V) A. Hoxhaj, Sh. Grainca, F. Agerbashi Mitrovicë: Trepca - Flamurtari M. Domi, G. Shala, F. Brahushi Podujevë: Hysi - Besa S. Domi, I. Shuleta, S. Mehmeti Gjilan: Gjilani - Besiana I. Mustafa, B. Fejzullahu, S. Berisha Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 14:00.