PS protestë në Korcë, Rama: Largimi i qeverisë zgjidhje për krizën
KORCE- Partia Socialiste është ndalur në një tjetër qytet për të protestuar. Pasditen e sotme kreu i selisë rozë dhe deputetë socialistë kanë protestuar së bashku me qytetarët e Korcës.
Kryesocialisti Rama i ka ftuar banorët e Korcës ti bashkohen protestës së madhe të 30 Prillit, për të rrëzuar qeverinë e korrupsionit, që sipas tij po varfëron vendin.
“Sali Berisha e ka zhytur vendin në krizë ekonomike. Të bashkohemi të gjithë në Tiranë më 30 Prill për të rrëzuar qeverinë e korrupsionit, qeverinë që vodhi votat” – deklaroi Rama nga Korca.
Sipas Ramës zgjidhja e vetme e krizës politike është largimi i kësaj qeverie që sipas tij e ka zhytur vendin në borxhe.
“Qeveria vazhdon të shtojë borxhet, qeveria vazhdon të shtojë krizën, por për mënyra e vetme për ti dhënë funds është largimi i kësaj qeverie” – deklaroi më tej kreu i PS.
(m.a/BalkanWeb)