Krizat socialiste dhe ekonomia shqiptare
Edmond Spaho
Prej javësh një kor i orkestruar i përfaqësuesve të Partisë Socialiste po i bie daulles të gjoja krizës ekonomike që ka mbërthyer vendin, varfërisë të tejskajshme që po jetojmë, si dhe të ardhmes akoma më të errët që kemi përpara.
Nuk ka ditë dhe natë, nuk ka emision televiziv, program lajmesh të televizioneve afër të majtës, apo kongres, që këta individë të mos dalin e flasin për këtë temë dhe të vjellin vrer jo vetëm për ekonominë dhe financat e vendit të tyre, por edhe të ndonjë vendi fqinj, me të cilin qenka e "lidhur pazgjidhshmërisht" ekonomia jonë.
E ashtuquajtura krizë ekonomike, sipas shpikësve socialistë, na i paska rrënjët e thella, në mendjet e atyre që e propogandojnë edhe në kutitë e 28 qershorit, ku ata janë mbyllur dhe nuk dalin dot.
Meqenëse kiameti është përpara, e vetmja zgjidhje për njerëzit ngelet të dalin në protestën e socialistëve dhe t'ua marrim pushtetin këtyre që e kanë, pavarësisht se rezultatin e zgjedhjeve PS e ka pranuar, dhe t'ia japin Edi Ramës dhe djemkave e çupave që e rrethojnë.
Kemi dëgjuar që Qeveria fsheh shifrat e nuk publikon të dhënat. Njëri thotë që nuk ka të dhëna që nga shtatori 2009, domethënë që nga dita kur ai u bë deputet, një tjetër thotë që nuk ka shifra që nga dhjetori i 2009-ës dhe si argument jep faqen e internetit të ndonjë ministrie, e cila na qenka e paapdejtuar, megjithëse në kohën kur drejtonte ai nuk gjeje letra të shkruara e jo me faqe interneti. Më keq akoma po të mendosh që nuk dinë as të hapin faqet zyrtare të ministrive.
Një tjetër bën përgjegjës Institutin e Statistikave për këtë terr informativ, që paska kapluar popullin opozitar dhe përfaqësuesit e tij dhe ca sekonda më vonë harron dhe thotë që sipas shifrave që publikon Instituti i Statistikave, kemi rënë ekonomikisht në 3.3% rritje të PBB. Kur më pëlqen i referohem Institutit të Statistikave, kur nuk më pëlqen them që nuk ka shifra por terr informativ.
Duhet të jesh miop ose i lig të thuash që ekonomia shqiptare është në krizë sepse nuk u rrit 6%, sa ishte planifikuar, por u rrit vetëm 3.3%. Atë që të huajt e quajnë si sukses të ekonomisë dhe Qeverisë shqiptare në kushtet e krizës ekonomike botërore, për të ashtuquajturit ekspertë të Partisë Socialiste na qenka vrap drejt katastrofës.
Por nëse është kështu, çfarë duhet të thuhet për Poloninë, e cila ishte i vetmi vend evropian që pati rritje 1% gjatë viti 2009. Po për të gjithë vendet e tjera, të cilët patën 0% rritjë ekonomike, çfarë do thonë adhamudhët e PS?
Një nga dijetarët e shquar socialistë është shprehur që rritja e borxhit nga ana e Qeverise ka pakësuar depozitat, duke i qarë hallin jo vetëm njerëzve, por edhe bankave. Se si është e mundur që të ndodhë ky korelacion, vetëm ai ose ajo e di. Kur flet në këtë mënyrë, nuk preferon të citojë të dhënat e Bankës së Shqipërisë apo të Agjencisë të Sigurimit të Depozitave, por preferon të gënjejë ditën me diell.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë dhe Drejtuesja e Agjencisë të Sigurimit të Depozitave, të cilët nuk i ka emëruar PD në këto detyra, kanë deklaruar që në vitin 2009 depozitat u rritën me 12.5%, krahasuar me vitin 2008. Gjatë 3 muajve të parë të vitit 2010, depozitat janë rritur me 29 miliardë lekë, duke tejkaluar ritmin e rritjes të vitit 2008. Atëherë, ku qendron rënia e depozitave dhe kriza në një ekonomi që depoziton më shumë se në të shkuarën?
Qeveria po na mbyt në borxh dhe nuk do ketë brez që do mund t'i lajë këto borxhe, thonë disa mjeranë të PS, në vend që të përshëndesin faktin që vendi ynë për herë të parë po del në tregun financiar ndërkombëtar me Eurobond. Të marrë thua të jenë JP Morgan në Londër dhe Deutche Bank, që morrën përsipër të emëtojnë eurobondin për Qeverinë shqiptare dhe nuk paskan dëgjuar komentet e opozitës?
Po ato dy firmat e huaja, të cilat kanë dhënë vlerësime pozitive për ekonominë tonë për dy vite resht, si parakusht për të pasur të drejtë të emëtosh eurobondin, nuk i kanë parë këto probleme që vetëm radaret e opozitës sonë qenkan në gjendje t'i kapin?
Eshtë rritur borxhi thërret opozita dhe po i afrohet kufirit 60% të PBB. Po përse nuk u thoni njerëzve se këtë kufi e kemi vënë ne në vitin 2008 me ligj, për të garantuar që borxhi publik nuk do kapërcejë nivele të pakontrolluara? Përse nuk thoni që vendet të cilat kanë probleme me borxhin publik, përfshirë edhe fqinjin tonë, e kanë atë jo 60%, por 120% deri në 160% dhe më shumë. Përse nuk i thonë popullit që kjo Qeveri merr hua vetëm për investime kapitale dhe këtë e ka përcaktuar me ligj kurse në kohën e qeverisjes socialiste është marrë borxh për të paguar rrogat e pensionet, pasi ashtu e katandisën ekonominë.
Eshtë rritur inflacioni në muajin shkurt, thonë ekspertët e opozitës dhe i referohen Institutit të Statistikave. Po përse nuk i referohen muajit shkurt të viteve paraardhës dhe të shohin që në këtë përiudhë gjithmonë inflacioni rritet sepse mbarohen prodhimet vendëse në treg? Përse nuk i referohet po këtij instituti, i cili thotë që në muajin mars, inflacioni ka rënë nga 4.4% në 3.3%, krahasuar me muajin shkurt?
Përse nuk i referohen Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, i cili thotë e zezë mbi të bardhë, që Banka e Shqipërisë garanton që inflacioni gjatë vitit 2010 do të mbetet brenda nivelit të planifikuar prej 3%?
Kanë deklaruar se shifrat për të ardhurat dhe eksportet nuk janë të besueshme sepse i boton Qeveria. Po për nivelin e kreditimit, të cilin e publikon Banka e Shqipërisë, përse thonë që ka rënë për shkak të krizës? Nëse është kështu, përse Shoqata e Bankierëve të Shqipërisë deklaron se kredia për pronat e patundëshme gjatë dymujorit të parë të këtij viti është rritur me 85%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Një ekonomi, qytetarët e të cilës marrin kredi për të blerë prona të patundëshme, kryesisht shtëpi, nuk ka se si të jetë në krizë e për më keq, në krizë të thellë ekonomike.
Kolegët e opozitës kanë shumë kohë që po i qajnë hallin kalorësit se i varen këmbët. Do ishte më mirë të qajnë hallin që i ka zënë, që janë mbërthyer në darën e Edi Ramës dhe kutive të tij dhe nuk dinë nga të shkojnë. Sa merren me kriza të sajuara dhe kutitë ku janë mbytur, më mirë të vijnë të rishikojmë Kodin Zgjedhor sepse po afrojnë zgjedhjet e radhës dhe kështu si e kanë nisur, do i humbin edhe ato.