Bogdani te Xhenoa, përgënjeshtrime dhe konfirmime

Albania-Sport (AS) - Bogdani te Xhenoa, përgënjeshtrime dhe konfirmime, ndërkohë që Radiomerkato në Itali, vazhdon të flasë për një Bogdani me valixhen gati me destinacion Xhenoan kuqeblu. Në lidhje me këtë argument dhe të ardhmen e Bogdanit, shkuan siti tuttomercato.web, ka ndërhyrë edhe presidenti i Sienës, Paolo De Luka në radion prestigjioze "Radio Kiss Kiss". "Politika jonë është ajo që të mbajmë lojtarët që kemi në grup. Nëse Bogdani do të na kërkojë të largohet, ne nuk do'ti krijojmë probleme". Në praktikë, në pohimin e De Lukas ka një konfirmim, por dhe një përgënjështrim të rastit, tipik në kohë merkatosh. Presidenti i Sienës, lë të hapur qëllimin se është presidenti i Xhenoas, Preciozi që e dëshiron lojtarin dhe vendos në piatë një ofertë të "ngjeshur" dhe Siena e lejon shqiptarin të largohet, edhe pse nuk e ka nevojën për ta bërë këtë gjë, shkruan napolimagazine.com. Pak ditë më parë, siti "Goal.com", shkruante se sulmuesi shqiptar vetëm zyrtarisht nuk quhet lojtar i Xhenoas dhe pritet që të bashkohet me skuadrën e re pas krishtlindjeve. Xhenoa aktualisht renditet në vendin e tretë të Serisë B.