E Diel, 1 Nëntor 2026

Kapotas Do te ngreme padi ne gjykate per akuzat e PS-se



Akuzave te opozites kompania Stream Oil do ti pergjigjet me ngritjen e padise ne gjykatat shqiptare dhe ato nderkombetare. Kreu i kesaj kompanie Sotirios Kapotas reagoi dje ndaj sulmeve qe po behen keto dite nga selia e Partise Socialiste se nje prej administratoreve te kesaj kompanie bashkeshort i deputetes demokrate Albana Vokshi ka perfituar ne rruge ilegale disa vendburime te naftes dhe gazit ne vend. Jemi ketu sot para jush se e ndiejme te moralshme te sqarojme publikun shqiptar rreth disa deklaratave te bera per Stream Oil. Theksojme se Stream Oil eshte nje shoqeri aksionere kanadeze qe operon ne bursen kanadeze. Vlera e kapitalit e shoqerise sone kubike eshte perdite ne burse mund te njiheni me te - tha Kapotas. Sipas Kapotas nje shoqeri aksionere nuk perbehet nga nje aksioner por nga nje baze aksioneresh. Ashtu sic ka theksuar dhe opozita se Stream Oil ka marreveshje me Albpetrolin perfaqesuesi i Stream Oil nuk e mohoi kete por theksoi se marreveshjet jane nenshkruar ne perputhje te plote me legjislacionin shqiptar. Firmosja e marreveshjes koncesionare me Albpetrolin qe perfaqeson 6 te prodhimit ne Shqiperi eshte bere prej nje kohe te gjate ne perputhje me legjislacionin shqiptar. Kompania ka emeruar Arian Tartarin si nje nga administratoret e kompanise - u shpreh ai. Sipas Kapotas ne rast se shoqeria akuzohet se ka i perfituar jo ligjerisht marreveshjet atehere ceshtjet do te perfundojne me gjyq. Ne rast se ne serish akuzohemi padrejtesisht do te ngreme padi penale ndaj kujtdo qe na cenon do te kerkojme demshperblim per demin dhe jemi te sigurt se do te na kompensohet - beri thirrje presidenti i kompanise Stream Oil. Ne kete pike Kapotas beri thirrje qe politika te mos perlyeje emrin e shoqerise Stream Oil por te mbroje investimin e saj. Jemi shoqeri kanadeze pa asnje anesi politike. Kemi ardhur ne Shqiperi per te rindertuar dhe jo per te qene pjese e politikes. Ne kemi nder mend te investojme per te treguar vlerat tona dhe te ketij vendi. Ndaj i bej thirrje opozites dhe qeverise te mbroje investimin tone - u shpreh Kapotas.

3 Shtator 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›