Felaj Ministrja Majlinda Bregu ka mashtruar te jape doreheqjen
Perballe fakteve publike Partia Socialiste ka kerkuar doreheqjen e ministres se Integrimit Majlinda Bregu. Deputetja e Partise Socialiste Ermonela Felaj ne nje komunikim per mediat e akuzoi ministren e Integrimit Bregu se ka mashtruar per te dale pa lagur nga afera e saj korruptive. Felaj ka vijuar akuzat per ministren Bregu se kompania e bashkeshortit te saj M.I.A International ka perfituar ndertimin e 10 hidrocentraleve dhe jo te nje hidrocentrali sic pretendon Bregu. Sipas PS-se procedura e dhenies me koncesion eshte bere duke perjashtuar konkurrencen e ndershme. Ne kete kompani bashkeshorti i Bregut eshte administrator dhe perfaqesues ligjor i kompanise ndersa vellai i tij eshte bashkepronar me 30 per qind te aksioneve. Por Bregu e ka mohuar nje fakt te tille duke deklaruar se kjo kompani ka status pezull. Sipas hetimeve te opozites kjo kompani ka funksionar dhe eshte pezulluar disa dite me pare me urdher te ministres Bregu.
Deklarata
Ministrja Bregu ka thene minimalisht 5 genjeshtra. Qofte edhe per nje genjeshter qe mbulon korrupsionin ne cdo vend te botes nje minister do te ishte dorehequr. Nuk ka sot asnje vend ne Europe asnje vend ne boten demokratike ku ministrat e zyrtaret e qeverise te reagojne ne lidhje me faktet e dokumentet qe provojne korrupsionin abuzimin dhe konfliktin e interesit duke genjyer me ate lehtesi te paperballueshme qe ka treguar ministrja dhe njekohesisht zedhenesja e qeverise Berisha Majlinda Bregu - u shpreh Felaj. Deputetja ka renditur disa nga genjeshtrat e ministres se kabinetit Berisha duke nxjerre publikisht dhe dokumentet qe i vertetojne si te tilla.
Doreheqja
Sipas deputetes socialiste ministrja Majlinda Bregu ka mashtruar per deklaraten e saj te pasurise duke pretenduar se bashkeshorti i saj ishte dorehequr qe ne vitin 2009 nga kompania M.I.A International madje shkeli edhe ligjin duke urdheruar manipulimin e dokumenteve ne Qendren Kombetare te Regjistrimit.
Partia Socialiste ka zbuluar dy dite me pare nje dokument te dates 12 korrik te vitit 2010 i cili thote se Namik Ajazi ka kerkuar mbledhjen e ortakeve te kompanise per te dhene doreheqjen. Pra Ajazi ka qene administrator ne kete kompani dhe nuk eshte dorehequr nje vit me pare.
Kontrata
Felaj u shpreh se Bregu ka mashtruar edhe ne lidhje me kontraten koncesionare qe i eshte dhene kompanise ne fjale. Sipas saj kompanise i eshte dhene kontrate per ndertimin e nje hidrocentrali dhe jo 10 hidrocentraleve sic eshte ne te vertete. Majlinda Bregu genjeu ne lidhje me hidrocentralet e marra ne koncesion nga kunati i saj Hektor Ajazi ne kulmin e fushates elektorale ne vitin 2009 duke thene se behet fjale per nje hidrocentral te vetem. Por tani qe i madh e i vogel e ka marre vesh se behet fjale jo per nje por per plot dhjete hidrocentrale me nje fitim potencial prej 323 milione eurosh zonja Bregu nuk gjen guximin te thote nje fjale - u shpreh Felaj.
Aksionet
Ministrja Bregu mashtron edhe per numrin e aksioneve qe ka kunati i saj Hektor Ajazi ne kete kompani. Ajazi zoteron 30 per qind te aksioneve sipas hetimeve te PS-se dhe jo 15 per qind sic pretendon Bregu. Majlinda Bregu genjeu ne lidhje me aksionet e zotit Hektor Ajazi ne kompanine qe ka marre ne koncesion dhjete hidrocentrale duke deklaruar se ai zoteron vetem 15 te aksioneve. Por nuk i eshte ndjere me zeri pas publikimit te dokumenteve qe provojne se kunati i saj zoteron 30 te aksioneve ne nje kompani se ciles qeveria ku ben pjese Majlinda Bregu i dhuroi 323 milione euro. Me pak fjale kuptohet fare qarte se ministrja Bregu njeherazi dhe zedhenese e qeverise sa here hap gojen genjen dhe te vetmen menyre per te mos genjyer ka heshtjen. Ne cdo vend te botes nje ministre e zhytur kaq keq ne genjeshtra dhe korrupsion do te ishte dorehequr me kohe. Por ne fund te fundit kjo eshte nje ceshtje morali dhe integriteti e vete ministres - tha Felaj.
3 Shtator 2010