E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, vendoset guri i parë në themelet e pikës doganore të Qafë Botës

Vendoset guri i parë në themele për inagurimin e fillimit të punimeve në pikën e re doganore të Qafë Botës, në Konispol të Sarandës. Në ceremoninë e organizuar me këtë  rast merrnin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi, zv/ ministrat e Brendshëm dhe Integrimit si dhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe policisë kufitare etj. Të pranishmit vlerësuan se ndërtimi i pikës së re doganore të Qafë Botës do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin  e lëvizjes lirshëm të pasagjerëve dhe mallrave mes dy vendeve fqinje dhe do të ketë impakt ekonomik të zonave rreth tyre. Sipas projektit të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Botë, i cili është i përbashkët me Delegacionin e Komisionit Europian dhe drejtorinë e Përgjithshme të Doganave Shqiptare kostoja e veprës është 1.381.830 euro, nga të cilat 900 000 i siguron DKE dhe 481 830 euro vijnë nga financimi i buxhetit të shtetit për DPD-në. Afati i punimeve është 14 muaj. Kjo pikë e re doganore pritet të përmirësojë bashkëpunimin ndërkufitar midis Shqipërisë dhe Greqisë si dhe të rrisë e vendosë urat e komunikimit, ruajtjes, sigurisë, shërbimit  dhe kontrollit në kufi. Po ashtu nëpërmjet saj pritet të përmirësohet dhe infrastruktura  nëpërmjet futjes së teknologjive të reja në menaxhimin e integruar të kufijve shtetërorë etj. Qafë Bota, Konispoli dhe dhjetë pikat e tjera, përfshi edhe Ripsin e Sopikun, të cilat do të nisin pas disa ditësh, do të kenë një impakt të rëndësishëm në zbatimin e strategjisë së menaxhimit të integruar të kufijve dhe do të krijojë kushte të mira bashkëpunimi  e kooperimi mes doganës, policisë dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Bujqësisë e agjencive të tjera që operojnë në kufi.

Email This Klikime: 8

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›