Letërnjoftimet e reja, 2 mijë dublime në Fier
Më shumë se 2 mijë dublime ekzistojnë në listat e zyrave të gjendjes civile të rrethit Fier. Por këtij numri i shtohen edhe dublimet e emrave të listës së gjendjeve civile të rrethit Mallakastër. Deklarata është bërë prej përgjegjëses së zyrës së gjendjes civile të qarkut Fier, Lumturi Moçka.
Kjo e fundit ka deklaruar se ka nisur edhe procesi i verifikimit dhe pastrimit të regjistrave nga kjo dukuri, proces i cili pritet të përfundojë së bashku me aksionin qeveritar të pajisjes së qytetarë me karta identiteti. "Për rrethin Fier, janë 2020 dublime, ndërsa për rrethin Mallakastrës janë 420 dublime. Numrin më të madh të dublimeve e zë rrethi Fier. 640 dublime janë gjetur në Bashkinë e Fierit, por kjo nuk do të thotë se këto janë dublime reale, por të dyshuara, sepse këtu futen dy persona ku mund të kenë atësi dhe mbiemër të njëjtë, por ndryshon datëlindja. Ne këta persona i kemi futur si dublim të dyshuar. Duhet verifikuar edhe njëherë nga punonjësit për këto raste. Tjetër problem ka dalë edhe ai i personave binjakë, të cilët janë futur si të dyshuar në dublime", ka pohuar Moçka. Nga ana tjetër, në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, sipas saj ka përfunduar procesi i përgatitjes së ambienteve ku do të punohet për pajisjen e letërnjoftimeve elektronike për qytetarët fierakë. "Në të gjitha njësitë e qeverisjes vendore, janë të gatshme zyrat për përgatitjen dhe nxjerrjen e letërnjoftimeve, tha ajo. Të paktën kjo deklaratë del nga zyrat e gjendjes civile në Fier, ndërsa do të jetë procesi në vijim, ai që do të nxjerrë edhe problemet e mundshme që ekzistojnë edhe do të lindin gjatë këtij aksioni kombëtar.
Email This Klikime: 8
Email This Klikime: 8