Korçë, zhduket prej mëse 1 jave, kthehet me polici në banesë
Kthehet nga policia në shtëpi, pas sherrit me të shoqen. Kështu i ka ndodhur një burri 33- vjeçar, i cili e ka braktisur shtëpinë për t'u fshehur tek disa të afërm në kryeqytet. Historia e rrallë ka për protagonist shtetasin Adrian Banushi, baba i dy fëmijëve, banor i lagjes 14 në Korçë. Sherret mes tij dhe të shoqes kanë qenë të shumta, teksa ato kanë arritur kulmin kur ai ka vazhduar me skenat e xhelozisë për bashkëshorten.
Kjo e fundit, madje i ka kërkuar të largohet nga shtëpia, duke i mbyllur derën. Por kjo duket se nuk e ka shqetësuar aspak 33- vjetarin, i cili menjëherë është nisur në drejtim të Tiranës tek disa të afërm të tij, duke qëndruar atje dhe duke ndërprerë çdo komunikim me familjen. Madje dhe telefonin celular e ka mbajtur të fikur, duke veshur me mister largimin e tij. Por ka qenë pikërisht e shoqja, e cila ka kërkuar ndihmë në policinë e Korçës, duke menduar se burri mund të ishte vetëvrarë nga dëshpërimi për këtë grindje të tyre. Policia nga ana e saj ka nisur kërkimet, ndërsa ato kanë rezultuar të suksesshme vetëm gjatë mëngjesit të djeshëm, kur me anë të punës operative është zbuluar vendndodhja e tij. 33- vjeçari që kishte braktisur shtëpinë, është gjetur tek disa të afërm të tij në Tiranë, ndërsa është shoqëruar nga policia, e cila e ka risjellë atë në shtëpi. Pas më shumë se një jave burri i dëshpëruar nga konflikti me të shoqen i ka kërkuar asaj ndjesë, duke i premtuar se skenat e xhelozisë nuk do të ishin më pjesë e marrëdhënieve të tyre.
Email This Klikime: 11
Email This Klikime: 11