E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:Rama të vizitojë jugun për të parë ndryshimet

Pas akuzave të socialistëve për korrupsionin në lidhje me projeket për bregdetin e Jugut, ka reaguar Partia Demokratike.Zëdhësi i kësaj partie Gerti Bogdani deklaron se kryesocialisti Rama duhet të ndërmarrë një udhëtim turistik nga veriu në jug për të parë ndryshimet dhe kuptuar se nuk janë bërë abuzime." Rama të ndërmarrë një udhëtim turistik në jugun e Shqipërisë e në veri të saj. Të mos ketë frikë nga rruga e bregdetit dhe as nga rruga Durrës-kukës. Të mos ketë frikë nga Shqipëria që po ndryshon", deklaroi Bogdani. Zëdhënësi i PD-së tha se "Rama gënjen qytetarët shqiptarë kur nuk thotë se fshati turistik Lura është me leje të lëshuar në vitin 2001 nga qeveria socialiste". Sipas tij Rama po tregon fyryrën e re të pseudo-politikës që nuk ka as moral dhe as projekt politik.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›