E Shtunë, 31 Tetor 2026

Djeg makinën e emigrantit, shpallet në kërkim

Librazhd

Djeg makinën një emigranti dhe thyen xhamat e lokalit të fqinjit, shpallet në kërkim policor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës në fshatin Farret të Komunës Stravaj, rreth 40 km larg qytetit të Librazhdit. Sipas burimit në fjalë, Valentin Toska, 31 vjeç, banues po në fshatin Farret, për motive të dobëta ka dëmtuar duke i vendosur zjarr mjetit tip “Opel Korsa”, me targa greke HMZ 1578, e cila është në pronësi të 33-vjeçarit S.Z., banues po në këtë fshat. Po sipas policisë, Toska ka thyer me dashje xhamat e lokalit në pronësi të 55-vjeçarit me inicialet D.E., banues në fshatin Ferret. Toska është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tij.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›