Vetëhelmohet një i ri, mister shkaqet
Durrës
Vetëhelmohet 20-vjeçari, ende të panjohura rrethanat e ngjarjes. Një i ri durrsak ka gjetur vdekjen në Spitalin Ushtarak ku është dërguar në gjendje të rëndë. I riu O.J. mësohet se ka shkuar në spital nga ora 19:00 e së martës për ndihmë mjekësore i vetëhelmuar dhe më pas ka gjetur vdekjen. “Nga veprimet e para hetimore rezulton se ky shtetas duke qenë në gjendje depresioni dhe në Fushë-Krujë ka përdorur një ilaç me ngjyrë jeshile dhe për pasojë që në momentet e para ka pasur çrregullime shëndetësore e është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë”, thuhet në njoftimin ditor të Drejtorisë së Policisë Durrës për ngjarjen, ndërkohë që vazhdon puna për saktësimin e rrethanave të saj.
#