Një varg nga Ferri i Dantes për Katerin e Radës
ROME – Para pak ditësh në Otranto u prezantuan veprat anësore të realizuara gjatë Ëorkshop-it “L'Approdo. Opera all'umanità migrante” (“Mbërritja. Vepra për Humanitetin migrues”) nga tetë artistët e rinj të frymëzuara të gjitha nga relikti i Kater i Radës.
Mes tyre, edhe Arta Ngucaj dhe Arben Beqiraj që për veprën e tyre kanë zgjedhur si titull një varg të Dantes nga Kanti XXVI i Ferrit “Infin che ‘l mar fu sovra noi richiuso”.
Ata kanë zgjedhur të sjellin në Otranto fotot e atyre që në tragjedinë e Kater i Radës humbën jetën. Praktikisht instalacioni i tyre konsiston në disa panele me fotot dhe emrat e viktimave: kanë të gjitha një datë vdekjeje dhe data të ndryshme lindjeje. Është herë e parë që kjo listë e gjatë emrash dhe fotosh ekspozohen të gjitha bashkë. Janë fotot që gjenden mbi pllakat e varreve të viktimave, që artistët siguruan falë Pushime Çalës, kryetares së shoqatës së viktimave të Kater i Radës.
Por, vepra e dy artistëve shqiptarë nuk mbaron me kaq. Siç shpjegojnë ata vetë, “Infin che ‘l mar fu sovra noi richiuso” parashikon edhe dy hapa të tjerë. Realizimin e një objekti kujtim: një glob qelqi që do të ketë në brendësi miniaturën e Kater i Radës, ujë dhe rërë të Otrantos. “Nga 29 janari 2012, datë e inaugurimit të monumentit të Kater i Radës, suveniri do të rrëfejë në mënyrë ironike degjenerimin mediatik të simboleve: nga elementë të gjallë përkujtimi në copa arti të kataloguara në pasurinë artistike dhe turistike të qytetit” shpjegojnë ata në prezantimin e veprës së tyre.
Por, është ajo çka do të bëjnë në Vlorë, në vendlindjen e tyre, pjesa më e rëndësishme e veprës së artistëve Arta Ngucaj e Arben Beqiraj. “Kemi arritur të përvetësojmë jo një, por dy objekte/pjesë të Kater i Radës. Jo vetëm kabinën me radio transmetuesin që në gjuhën e marinës quhet fener i anijes, por edhe busullën e saj. – shpjegon Arta Ngucaj për shqiptariiitalise.com - Ajo që duam të realizojmë në qytetin e Vlorës, ështe një projekt i ndërlikuar me një strukturë të mirëfilltë që do të ndikojë ndjeshëm në aspektin shoqëror, artistik dhe arkitektonik të një sheshi ekzistues por aktualisht me asnjë funksion. Flasim për ish-sheshin “H. Kapo” pranë portit detar të qytetit”.
Familjarët e viktimave kërkojnë kthimin e anijes në Vlorë
Familjarët e 81 personave që më 28 mars të vitit 1997 humbën jetën në ujërat e detit Jon, kërkojnë që relikja e ‘Katerit të Radës’, të vendoset në Shqipëri.
Familjarët e tregjedisë së Otrantos akuzojnë autoritetet shqiptare se nuk mbajtën fjalën për të ngritur një monument në nder të tyre.
Në tragjedinë e 28 marsit të vitit 1997, gjatë udhëtimit për në Itali me anijen “Kateri i Radës” me 115 persona në bord, si pasojë e përplasjes me anijen ushtarake italiane “Sibila”, u mbytën 81 persona, mes të cilëve 46 gra dhe fëmijë. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, ndërkohë që 24 rezultojnë të zhdukur dhe 34 të mbijetuar.
Po kush ishte fajtori, sekondat e fundit para perplasjes jane ende te erreta. E vërteta, e vetme që dihet është se anija shqiptare me shumë gra e fëmijë në bord u mbyt. U shënuan 81 viktima.
(d.b/BalkanWeb)