E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lajme shkurte nga Sporti



Bundesliga, 65 mln euro më pak se sezoni i kaluar
Klubet e Bundesligës gjermane në krahasim me vitin e kaluar kanë kursyer më shumë para në merkaton e verës. Për 154 futbollist të ardhur, 18 klubet gjermane kanë paguar 84.3 milion euro- afërsisht 65 milion euro më pak në krahasim me një vit më parë kur u shpenzuan 149.25 milion euro. Ndërsa nga shitja e 135 futbollistëve u grumbulluan 52.4 milion euro. Skuadra e Volfsburgut ka shpenzuar më shumë në krahasim me të tjerat duke investuar 22.6 milion për blerjet e reja, ndërsa Bajerni i Mynihut dhe Hanoveri nuk kanë kryer asnjë blerje të re.

Ish-drejtuesi: Barça, në borxhe? Le të shesë Mesin
Ksavier Sala Martín, ish-pjesë e stafit drejtues të presidencës së Joan Laportës, ka ironizuar mbi akuzat e fundit, mbi një mashtrim të mundshëm të shifrave. “Nuk e di se nga kanë dalë këto ide të reja, se Laporta ka gënjyer mbi defiçitin financiar të klubit. Mbase presidenti i ri Sandro Rosel ka gabuar me mbledhjet apo zbritjet të tratativave. Por nga ana tjetër, nëse Barcelona qenka realisht në një moment kaq të vështirë financiar, atëherë i këshilloj drejtuesit e rinj që të nxjerrin në shitje Lionel Mesin dhe të jeni të bindur se argjentinasi do të blihet nga Reali”.

Galiani shtyn arabët të blejnë aksione të Milanit
Milani dje ka inauguruar fanellën e re në të cilën është stampuar logo e sponsorit të ri “Fly Emirates”, të sheikut Admed Bin Saed Al Maktoum, kompania e të cilit po sponsorizoj Milanin gjatë pesë viteve në vazhdim. Ndërkaq mediat italiane ngrenë hipotezat se sheiku Al Maktoum, po tenton të futet në klubin kuqezi duke blere edhe një pjesë të aksioneve të Milani, por Galiani si gjithmonë e ka mohuar këtë hipotezë: “Për momentin nuk është parashikuar asnjë hyrje e “Fly Emirates” në botën e Milanit. Por të ardhmes nuk i dihet...”, ka thënë Galiani.

Klubet gjermane, 131.5 milionë euro fitime nga sponsorët
18 klubet gjermane të Bundesligës kanë publikuar fanellat e reja për sezonin e ri futbollistik 2010-2011. Tri skuadrat, Bajerni i Mynihut, Shalke 04 dhe Volfsburgu kanë përfituar më shumë para nga të gjitha skuadrat e tjera. Sponsorët e telekomunikacionit “T-Home” tek Bajerni, sipërmarrësit e energjisë “Gazprom” tek Shalke dhe firma e makinave “Volfsvagen” tek Volfsburgu i kanë paguar klubeve respektive 20 milion euro për reklamimin e logos së tyre në fanellë. Ndërsa Hofenhaimi ka marrë shumën më të pakët të sponsorit të saj TV Digitalb, me vetëm 2.4 milion euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›