Eros Ramazzotti konfirmon anulimin
PRISHTINE-Stafi i Eros Ramazzottit ka konfirmuar zyrtarisht anulimin e koncertit. Ata nuk kanë dhënë detaje se kush është fajtor i anulimit, por kanë thënë se të gjitha detajet e tjera do të bëhen të ditura në ramazzotti.com.
Deri në koncertin e radhës, dëgjojeni Ramazzotin në Youtube. Gazeta kosovare "Express" ka kontaktuar me stafin e Eros Ramazzotit, ku edhe në mënyrë zyrtare i kanë konfirmuar gazetës se koncerti është anuluar. Express ka dërguar disa pyetje në drejtim të faqes zyrtare të këngëtarit italian, në mënyrë që të sqarohet se cilat janë shkaqet e anulimit të koncertit. Pra, i kujt është faji i anulimit, a janë fajtorë organizatorët lokalë apo të vetë Ramazzottit, apo është problem edhe pagesa në drejtim të këngëtarit? Këto ishin disa pyetje, ndërsa përgjigja ishte e thjeshtë dhe pa hyrë në shumë detaje. "Koncerti i paraparë të mbahet në Prishtinë më 30.07.2010, nuk do të zhvillohet. Informatat e mëtutjeshme do jepen në ramazzotti.com sa më shpejt që të jetë e mundur", - tha Franco Lionetti (LYLA), Staff i ERFC. Sa për dijeni, dhe nëse shikoni në datën e turneve të Ramazzottit, Prishtina është i vetmi vend ose koncert i paraparë, por i anuluar. Ky gjest apo ky mosprofesionalizëm si nga organizatorët por edhe nga gjithë të involvuarit në koncert, tregon se sa të papërgatitur janë kosovarët për një organizim të tillë. Faji i dështimit hidhet në dy palë të involvuara. Afrim Muqiqi, njëri nga drejtuesit e Stadiumit të Prishtinës, nuk ka dashur që pajisjet disamilionëshe të hynë në stadiumi. Muqiqi ka "ngrirë kokën", duke thënë se duhet të ketë një kontratë e pranim të dorëzimit mes Stadiumit të Prishtinës dhe kompanisë që pritej ta organizonte koncertin "UBBOSS". Muqiqi pati thënë se e ka pritur zonjën Armenda Filipaj ta nënshkruajë kontratën, por ajo nuk e ka nënshkruar. Nga ana tjetër, Filipaj thotë se kontrata mes Ministrisë së Kulturës dhe Stadiumit të Prishtinës për lëshimin e stadiumit për të ka pasur domethënien, që nuk ka qenë për një kontratë shtesë, por ndoshta vetëm shtim i një neni brenda kontratës. Por koncerti dështoi dhe 6.326 fansat e Ramazzotit në Facebook (Eros RAMAZZOTTI Koncert në Prishtinë) tashmë kanë hedhur kritika, si në drejtim të Afrim Muqiqit, por edhe në drejtim të organizatorëve. Ata ndihen te zhgenjyer!
(d.b/GazetaExpress/BalkanWeb)