Karabak, Agolli e Teli titullarë në barazim
Ansi Agolli dhe Admir Teli janë aktivizuar si titullarë në ndeshjen e parë të kampionatit azerbajxhanas me Karabak. Dy mbrojtësit shqiptarë janë aktivizuar gjatë gjithë 90 minutave, në sfidën që skuadra e drejtuar nga tekniku Gurban Gurbanov ka barazuar me rezultatin 1-1 në fushën e Neftçisë. Miqtë kaluan të parët në avantazh me rrjetën e Sadigov, kur kronometri tregonte 80 minuta lojë. Edhe pse u krijua përshtypja e fitores, lojtarët e Karabak nuk arritën të mbronin deri në fund avantazhin. Në fakt, Neftçi gjeti barazimin vetëm dy minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt me Nasimov. Më 14 gusht Karabak pret në fushën e saj Ganjan, ndërsa 5 ditë më pas, skuadra e Telit dhe Agollit do të luajë kundër gjermanëve të Borusias së Dortmundit, në ndeshjen e parë “play-off” të Europa League.
#