Kuqezinjtë e koshit, pritje në Kryeministri
Të dielën në mesditë, Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj është pritur në Kryeministri nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili i ka uruar skuadrës ecuri të mbarë në eliminatorët e Kampionatit Europian. Përfaqësuesit e ekipit kuqezi falënderuan Kryeministrin Berisha për këtë pritje të ngrohtë dhe u shprehen se do të bëjnë më të mirën për ta përfaqësuar denjësisht basketbollin shqiptar. Kapiteni Ermal Kuqo, bëri një prezantim të shkurtër të anëtarëve të ekipit, duke theksuar se një pjesë e konsiderueshme e lojtarëve janë pasardhës të emrave të njohur të basketbollit shqiptar. Kryeministri Berisha siguroi përfaqësuesen e meshkujve të koshit se qeveria ka në qendër të vëmendjes mbështetjen ndaj sporteve dhe se sportit në përgjithësi po i kushtohet vëmendje konstante.
#