Rrëshqitje gurësh në Elbasan, probleme në dy akse rrugore
Rikthehet problematika e rrëshqitjes së dherave dhe gurëve në akset rrugore. Gjatë ditës së sotme janë shënuar rrëshqitje gurësh në aksin Elbasan-Librazhd, te vendi i quajtur "Murash", ndërsa mësohet se nuk ka shënuar dëme dhe as probleme në qarkullim.
Megjithatë situata mbetet shqetësuese, pasi rrëshqitja e gurëve mund të rrezikojë goditjen e ndonjë automjeti. Ndërkaq mësohet se rrëshqitje gurësh në rrugë ka pasur dhe në aksin Librazhd drejt fshatit Babje, duke shkaktuar dhe bllokim të qarkullimit të automjeteve në këtë aks.