E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 1 ton drogë në gadishullin e Karaburunit, me destinacion Italinë

Gazeta Shqip

Foto ilustruese

Një ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa me destinacion trafikimin në shtetin fqinj, Itali, është sekuestruar nga policia e Vlorës.

Nga Strukturat e Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Vlorë është marrë informacion në rrugë operative se në një sasi e madhe lëndësh narkotike gjendej në brigjet e gadishullit të Karaburunit dhe se do të trafikohej në drejtim të Italisë.

Në sajë të një operacioni të koordinuar antidrogë edhe me Repartin e Forcave Speciale Delta Forcë është bërë e mundur që rreth 3 km larg Gjirit të Shën Vasilit, në gadishullin e Karaburunit të gjendet një sasi prej rreth 1 ton lënde narkotike kanabis sativa, informon policia e Vlorës.

Ndërkohë, policia po punon për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti dhe identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

10 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Sekuestrohet 1 ton drogë në gadishullin e Karaburunit, me destinacion Italinë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›