E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bimë narkotike në banesë, kërkohet autori

Specialistë të policisë të sektorit të luftës kundër drogës, të nisur nga informacioni i grumbulluar në rrugë operative, i janë drejtuar dje fshatit Çukë, në familjen që dyshohej se ishte kultivuese e drogës. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Latif Balo, specialistët e policisë gjetën në oborrin e tij 8 rrënjë të mbjella droge të llojit kanabis sativa. Burimet thanë se bima kishte lartësinë 2.30 metra.

Gjatë kontrollit në banesë nuk është gjetur pronari i mbjelljes dhe kultivimit të drogës. Për këtë arsye në orën 18.30 të së martës është bërë shpallja në kërkim e shtetasit Latif Balo, 45 vjeç, banor i fshatit Çukë. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, por në mungesë, pasi ai është në kërkim.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›