Një 37-vjeçar vdes nga overdoza
Vdes nga overdoza një 37-vjeçar nga Shijaku. Familjarët e kanë gjetur të vdekur dje paradite njeriun e tyre Artur Baçi, pa e kuptuar se cili kishte qenë shkaku i ndarjes nga jeta. 37-vjeçari ishte i martuar dhe me fëmijë. Trupi i tij është dërguar në morgun e spitalit dhe ekspertiza mjekoligjore ka përcaktuar dhe shkaqet e vdekjes. Baçi është ndarë nga jeta si pasojë e mbidozës së marrë gjatë konsumit të lëndëve narkotike dhe alkooli. Ka qenë një përzierje vdekjeprurëse për Baçin me banim në lagjen "Lugina" të qytetit të vogël të Shijakut në Rrethin e Durrësit. Burime të policisë konfirmuan shkakun e vdekjes së tij.