Rezultatet, shkëlqimi dhe rënia e partive të vogla
Zgjedhjet parlamentare të vitit 2005 shënojnë pikën kulmore të suksesit politik për shumë prej partive të vogla parlamentare të 20 viteve tranzicion. Të favorizuara nga sistemi zgjedhor, që nuk shmangte fenomenin e famshëm të megadushkut, parti parlamentare që në zgjedhjet e 2009-ës nuk arritën dot të futeshin në Parlament, në vitin 2005, kishin 5-fishin e votave krahasuar me ato aktuale. Shkëlqimi i këtyre partive si PSD, PDS, PAA, AD, LSI, PR, PBDNJ etj., bëri që disa prej tyre të kalojnë rezultatin me mbi 50 mijë vota deri në mbi 200 mijë në 2005. Nga studimi i shifrave zyrtare del se ato kanë pasur një ulje të numrit të votave në zgjedhjet lokale të vitit 2007, por rezultojnë me një shifër minimale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Si rezultat, në Parlamentin aktual do të jenë vetëm LSI, PDBNJ, PR dhe PDI nga gjithë ky grup partish. Në vitin 2005, subjektet politike jokryesore u favorizuan mjaft nga sistemi zgjedhor, ku votohej kandidati i partive të mëdha në mazhoritar, ndërsa kur bëhej fjala për subjektin politik, në një marrëveshje të pashkruar mes partive, elektorati drejtohej për të votuar për partitë e tjera të spektrit të majtë apo të djathtë. Kjo lloj skeme favorizoi shumë parti, si Partinë Republikane, Partinë Socialdemokrate, Partinë Aleanca Demokratike, Partinë Agrare Ambientaliste, Partinë Demokracia Sociale etj., duke kaluar pragun që i lejoi të ishin të pranishme edhe në Parlament. Vetëm dy parti, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Lëvizja për Zhvillim Kombëtar pretenduan se u dëmtuan shumë nga fenomeni i megadushkut, pasi ato nuk ishin pjesë e asnjë koalicioni. Ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2007, të gjitha këto parti në proporcional pësojnë një rënie domethënëse për momentin, por aq shpresëdhënëse për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në 2009. Zgjedhjet parlamentare shënuan një rezultat të paparashikuar, për faktin se ngelën jashtë Parlamentit shumë prej subjekteve zgjedhore si PSD, PDS, PAA, PAD etj. Ndryshimi i rregullave të lojës, me një prag rajonal në 12 qarqe, si dhe reduktimi i numrit të komisionerëve në QV, GNV rezultoi fatal për mjaft parti, qoftë edhe për ato që arritën të përfaqësohen në Parlamentin e ardhshëm. Rezultati shënoi rënie të paparashikuar dhe larg pretendimeve të secilës prej tyre. Në zgjedhjet e përgjithshme të 2005-s, PAD-ja e Neritan Cekës rezultoi të ketë 65.093 vota ose 4.76%, në 2007, 47.687 vota ose 3.62% dhe në 2009 4.682 vota ose 0.31%. Për të vijuar më LSI-në, e cila sot ka arritur të ketë katër mandate në Parlament, por rezulton të ketë humbur rreth 40 mijë vota krahasuar me 2005-n dhe 2007-n, zgjedhje në të cilat kjo parti shënon rritje në dallim me subjektet e tjera. Kështu, Lëvizja Socialiste për Integrim në 2005-n ka marrë 114.798 vota ose 8.40%; në 2007-n 121.172 vota ose 9.19% dhe në 2009-n
me 73.678 vota ose 4.85%. Partia Republikane ka rezultatin më të thellë të arritur në 2005-n, reduktohet mjaft në 2007-n, por thellohet humbja në 2009-n. Kjo parti, në 2005-n ka marrë 272.746 vota ose 19.96%; në 2007-n 75.730 vota ose 5.74% dhe në 2009-n ka marrë 31.990 vota ose 2.11%. Një tjetër parti domethënëse në rezultat në dy zgjedhjet e kaluara, PDR-ja rezulton që më 2005-n të ketë marrë 101.373 vota ose 7.42%, ndërsa më 2007 ka 66.623 vota ose 5.05%. PDK përsëriti rastin e LSI-së, ajo ka ngritje në 2007-n krahasuar me 2005-n, por ulje të konsiderueshme për 2009-n. Më 2005-n, kjo parti ka marrë 44.576 vota ose 3.26%; në 2007 ka 58.484 vota ose 4.44% dhe në 2009-n ka 13.308 vota ose 0.88%. Për të vijuar me PSD-në, e cila në 2005-n ka marrë 174.103 vota ose 12.74%; në 2007-n ka 52.194 vota ose 3.96% dhe në 2009-n ka 26.700 vota ose 1.76%. Një tjetër parti, PBDNJ-ja, krahasuar me 2005-n dhe 2007-n duket se ruan elektoratin e saj, por e humb ndjeshëm në 2009-n. Kjo parti në 2005-n ka marrë 56.403 vota ose 4.13%; në 2007-n ka 49.730 vota ose 3.77% dhe në 2009-n ka 18.078 vota ose 1.19%. Një parti tjetër, e njohur për lëvizjet e saj majtas dhe djathtas, PAA-ja ka rezultat të ndjeshëm në 2005-n me 89.635 vota ose 6.56%, në 2007-n me 49.016 vota ose 3.72% dhe në 2009.
Partia Agrare Ambientaliste ka 13.296 vota ose 0.88%.
Forcat e vogla politike dhe rezultatet në tre proceset e fundit
Lëvizja Socialiste për Integrim
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 114.798 vota ose 8.40%
Zgjedhjet lokale, 2007: 121.172 vota ose 9.19%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 73.678 vota ose 4.85%
Partia Aleanca Demokratike
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 65.093 vota ose 4.76%
Zgjedhjet lokale, 2007: 47.687 vota ose 3.62%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 4.682 vota ose 031%
Partia Republikane
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 272.746 vota ose 19.96%
Zgjedhjet lokale, 2007: 75.730 vota ose 5.74%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 31.990 vota ose 2.11%
Partia Demokrate e Re
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 101.373 vota ose 7.42%
Zgjedhjet lokale, 2007: 66.623 vota ose 5.05%
Partia Demokristiane
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 44.576 vota ose 3.26 %
Zgjedhjet lokale, 2007: 58.484 vota ose 4.44%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 13.308 vota ose 0.88%
Partia Socialdemokrate
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 174.103 vota ose 12.74%
Zgjedhjet lokale, 2007: 52.194 vota ose 3.96%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 26.700 vota ose 1.76%
Partia e të Drejtave të Njeriut
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 56.403 vota ose 4.13%
Zgjedhjet lokale, 2007: 49.730 vota ose 3.77%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 18.078 vota ose 1.19%
Partia Agrare Ambientaliste
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 89.635 vota ose 6.56%
Zgjedhjet lokale, 2007: 49.016 vota ose 3.72%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 13.296 vota ose 0.88%
Partia Demokracia Sociale
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 57.998 vota ose 4.25%
Zgjedhjet lokale, 2007: 39.390 vota ose 2.99%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 10.395 vota ose 0.68%
Lëvizja për Zhvillim Kombëtar
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 47.967 vota ose 3.51%
Zgjedhjet lokale, 2007: 32.032 vota ose 2.43%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 10.753 vota ose 0.71%
Partia Lëvizja e Legalitetit
Zgjedhjet lokale, 2007: 27.78 vota ose 2.11%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 10.711 vota ose 0.71%
Bashkimi Liberal Demokrat
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 14.418% vota ose 1.06%
Zgjedhjet lokale, 2007: 24.427 vota ose 1.85%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 5.008 vota ose 0.33%
Partia Balli Kombëtar
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 22.896 vota ose 1.68%
Zgjedhjet lokale, 2007: 17.675 vota ose 1.34%
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 5.112 vota ose 0.34%
Partia për Drejtësi dhe Integrim
Zgjedhjet e përgjithshme, 2005: 16.012 vota ose 1.17%
Zgjedhjet lokale, 2007: 15.523 vota ose 1.18 %
Zgjedhjet e përgjithshme, 2009: 14.477 vota ose 0.95%
Reagimi
"Të vegjlit" kërkojnë
ndryshimin e Kodit Zgjedhor
Partitë politike, jashtë ose brenda Parlamentit, përveç dy partive të mëdha kërkojnë ndryshimin e Kodit Zgjedhor në të ardhmen në mënyrë që të mundësohet hyrja e tyre në Parlament. Ngërçi duket se qëndron te pragu zgjedhor, duke kërkuar që ai të kalojë nga rajonal në kombëtar. Kodi aktual ka prag të ndryshëm në të 12 zonat, duke llogaritur këtu që ka qarqe me prag 15 apo 16% i pakapërcyeshëm nga asnjë parti përveç PD e PS. Shanset më të mëdha për këto subjekte politike ishin qarqet e mëdha, pasi sa më i madh të ishte numri i zgjedhësve aq më i ulët ishte pragu si Tirana, Fieri apo Elbasani. Menjëherë pas zgjedhjeve fillimisht LSI e më pas e ndjekur nga shumë subjekte të tjera si PSD, PDS apo PR kërkuan ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Në pozicion më të favorshëm për të punuar për këtë çështje është LSI-ja, e cila që në momentin që pranoi të bëhej pjesë e qeverisë "Berisha" kërkoi ndryshime në Kodin Zgjedhor. Një prej kundërshtarëve më të hershëm të kodit aktual që çoi deri edhe në grevë urie të disa deputetëve mbetet përsëri në duart e Partisë Socialiste, pasi edhe pse mund të ekzistojë vullneti i PD për t‘iu përgjigjur LSI, të dyja së bashku nuk i bëjnë dot 84 votat për të ndryshuar Kodin.
Zgjedhjet
Kryetarët e partive që
mbetën jashtë Parlamentit
Zgjedhjet parlamentare të qershorit lanë jashtë Parlamentit shumë prej figurave kryesore të politikës në vite, edhe pse drejtojnë parti jo të mëdha. Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Nard Ndoka, Arian Starova, Petro Koçi, Paskal Milo nuk arritën dot të merrnin votat e mjaftueshme për të përfaqësuar partitë e tyre në Parlament. Të vetmit që arritën të mbijetojnë është kreu i LSI-së, Ilir Meta, ai i PR-së, Fatmir Mediu, dhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule. Pas këtij rezultati, krerët e këtyre partive ndodhen në një ngërç ligjor me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për shkak të rezultatit që arritën në zgjedhje duhet që t‘i kthejnë shtetit shqiptar shumën që u dha gjatë fushatës elektorale. Kreu i PAD-së, Neritan Ceka, nuk ka pranuar që ta japë këtë shumë, ndërsa kreu i PDK tha se do të zbatojë ligjin. Nga ana tjetër, Komisioni Qendror u bëri thirrje këtyre partive që të kthejnë çfarë detyrohen. "Në rast se nuk i kthejnë këto fonde, atëherë nuk do të marrin financim më nga buxheti i shtetit për pesë vitet e ardhshme, por dhe nuk do të lejohen të garojnë në zgjedhjet e ardhshme, në rast se sipas ligjit nuk do t‘i kthejnë këto fonde, të cilat janë marrë dhe janë të detyruar t‘i kthejnë", theksoi Arben Ristani disa ditë më parë.