Karaxhiç dhe rreziku i një marrëzie kolektive serbe
Albert P. Nikolla
Tek shikoja grushtet e ngritur përpjetë të udhëheqësve të protestës pro-Karaxhiç dje në Beograd, m’u kujtua një frazë e kapitullit të dytë të “Mein Kampf”-it të famëkeqit A. Hitler. Shkruante në fakt ai: “Të zgjidhesh një mosmarrëveshje me grushte është një akt më i fisëm e më i civilizuar sesa të përdorësh një mijë fjalë”. Nëse realisht serbët (të paktën ata qindra mijëra vetë që morën pjesë në miting) mendojnë se mënyra më e mirë për të realizuar Serbinë e madhe është përdorimi i dhunës dhe grushteve, duhet ta kuptojnë se ëndrra e tyre është dritëshkurtër. Më vinte natyrshëm pyetja se a ka ndonjë person njerëzor në atë rrëmujë qeniesh që klithnin, që e di se Karaxhiç ka orkestruar një masakër autentike që prodhoi rreth 250.000 të vdekur në Bosnjë Hercegovinë? Nëse ka, atëherë kjo është tragjedia e dytë që po fillon të përsëritet në Serbi në një hark kohor krejt të shkurtër prej vetëm 15 vitesh. Në portën e Aushcvitz-it është shkruar se, popujt që e harrojnë historinë janë të detyruar ta jetojnë përsëri atë. Gjasat janë për një marrëzi kolektive serbe. Termin “marrëzi kolektive” e kam huazuar nga teologu protestant D. Bonhoeffer, i cili e ka përdorur në një kontekst mjaft të ngjashëm kur Gjermania naziste filloi promulgimin e ligjeve raciale kundër hebrenjve.
Nga ana tjetër edhe sjellja e qeverise serbe në lidhje me kriminelin Karaxhiç lë shumë për të dëshiruar, pasi arrestimi i tij ishte shumë i vonuar dhe vetëm mendja e një fëmije mund të besojë se më në fund pas shumë kërkimesh e arrestuan këtë kriminel, që bënte një jetë të qetë në mes të Beogradit. Më kujtohet buzëqeshja e hidhur e ministrit të Jashtëm serb natën e arrestimit të Karaxhiçit kur thoshte se, Serbia ka një axhendë të ngjeshur evropiane dhe në të njëjtën kohë nxitimthi tha se, Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Ky qëndrim dredharak dhe thellësisht i pandershëm i tij dhe i qeverisë serbe që mendon të shesë Karaxhiçin për të hyrë në Evropë, shtron pyetjen bazike: Për çfarë arsyeje do të hyjë në Evropë Serbia me këtë mendësi hipokrite dhe me një ndotje morale, që kërkon kurajë për t’u shëruar?
A është e drejtë dhe a është e mundur që manifestime të tilla të ndalohen? A mundet që krenari nacionaliste serbe të shprehet me qindra mijëra njerëz të marrosur nga një nacionalizëm i sëmurë? Demokracia, të paktën në këtë formë siç ka evoluar, na thotë se diçka e tillë është e mundur. Nuk mund të ndalohen të manifestojë. Historiani italian Giuseppe Tamburano thoshte: “Liria plagos, liria shëron. Nëse liria u lejon naziskinëve që të flasin, liria do të shërojë të tjerët nga rreziku i infektimit pasi do të indinjohen nga fjalët e tyre”. Na duhet të shpresojmë se shumë serbë, që nuk dolën në këtë manifestim të jenë trishtuar dhe të mos kenë fërkuar duart prej gëzimit nga çka panë në shesh.
Është vërtet interesante dhe do të ishte objekt studimi se prej nga vjen ky neopaganizëm serb që mohon çdo vlerë njerëzore dhe përkrah pa asnjë ndrojtje kasapët e njerëzve?! Në sloganet e panumërt kudo gjatë manifestimit shkruhej “Serbia e madhe”. Se çfarë do të thotë Serbia e madhe veç një Zot e di. Pas ulërimave serbe në gusht të vitit 1991 kundër pavarësisë së Sllovenisë, ka rrjedhur një mori e pafundme urrejtje serbe kundër çdo popullate apo grupi etnik jo serb në territoret e ish-Jugosllavisë dhe ndoshta, do të ketë ardhur koha për një reflektim të thellë shpirtëror të popullit serb për të përballur sfidat që historia i ka nxjerrë përpara.
Më shumë se pas Karaxhiçit apo pas mbrojtjes së tij, serbët do të kishin idhuj të tjerë për të ndjekur dhe me siguri do t’i drejtonin nga Evropa me mjaft bindje. E kam fjalën për shkrimtarin Ivo Andriç. Nobelist në letërsi që ka qenë serbo-kroat në origjinë e ka jetuar në Bosnjë thoshte se, duhen ndërtuar ura mbi Drinin që ndan dy botë të ndryshme. Ura e serbëve për në Evropë akoma nuk ka filluar të ndërtohet dhe aq më pak do të jetë e sigurt nëse si kollona të saj mendohet të jenë kriminelët e luftës.