“THIRRMENI ISMAIL”, Herman Melville tek “Moby Dick”
prof.dr. Mentor Petrela
Në këtë mishmash kur shoqëria ka vështirësi në ruajtjen dhe përcaktimin e vlerave, po shtohen edhe përpjekjet për humbjen e tyre.
Në Gjenezë (16:12), Ishmael, djali i Abrahamit dhe i Agarit, konsiderohet i ekziluari i Biblës me mesazhin, që lidhet me civilizimin që ai përcjell.
Eshtë rasti më i mirë që të reagojmë sot kur me mohimin e simboleve të kombit, po dëmtojmë patriotizmin bazik.
Përpjekjet e rilindësve tanë në shek. XIX-XX në histori, kulturë, gjuhë, ngjajnë me atë ç’ka është shkruar më parë nga patriarkët në Bibël, por përpjekjet e tyre nuk mjaftuan e në një moment historik u desh Davidi që të krijohej shteti. Paralelizmi në histori pranohet nga Plutarku; e pra, nuk është aq i pavlerë akti i Ismail Qemalit që 8 vota të prishnin ëndrrën që ju stimulon fëmijëve këndimi në arsimin fillor.
E kuptoj lajthitjen pasglobalizmit, por jo pa identitet, pasi kulla e Babelit mbetet akoma mësim (më shumë për inspiruesit e idesë së futur në atë senat).
Megjithatë, kur e dëgjova m’u duk sikur pashë një ëndërr të keqe si ato që thotë Frojdi, që na shfaqen për të na trembur përpara një evenimenti, por kur hapim sytë realiteti është krejt ndryshe. Gjithsesi duke respektuar autonominë e universitetit, qëndrimi i pro-votuesve më kujton “ndërrimin e dekoreve” te David Lodge, sepse vetëm aty mund të gjesh një përshkrim me çarje kulture të ngjashme, ku mund të imagjinohen lehtësisht anëtarët e atij senati.
Profesor i Universiteve Paris