Takimi special, pas pajtimit
Çifti që u vetëflijua në dhomën e takimeve speciale në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, pas divorcit në vitin 2006, ka kryer një tjetër seancë pajtimi në vitin 2007.
PEQIN/ ALDO KOZARJA
Burime nga burgu i Peqinit bënë të ditur se, në dosjen e Minir Muçës që ndodhet në kartotekën e këtij burgu, ishte shtuar edhe dokumenti i pajtimit të çiftit në Gjykatën e Elbasanit. Ky dokument nuk e pengonte më Minir e Fellëza Muçën për t’u takuar në dhomën e “sekreteve”.
Këtë fakt e pohon drejtori i burgut të Peqinit Shkëlqim Kalemi.
Ndërkohë, burime pranë këtij burgu bënë të ditur se çifti kishte ndenjur pa kryer takime speciale për gati 7 muaj, që nga shkurti 2006 kur ishte kryer divorci, e deri në fillim të 2007-ës, kur ishte bërë edhe seanca e pajtimit. Të njëjtat burime saktësojnë se në dosjen e Minir Muçës, që ndodhet në kartotekën e burgut fillimisht ishte shtuar një dokument i ri. Ky dokument mbante stemën e Gjykatës në të cilën ishte vendosur divorci mes tyre. Në vendim thuhej se dy fëmijët do t’i mbante Fëllëza deri sa Miniri të dilte nga burgu e më pas do të ishte gjykata ajo që do të vendoste sërish mbi kujdestarinë e tyre. Megjithëse të divorcuar, Fëllëza dhe Miniri nuk kanë qëndruar dot pa u takuar. Ndaj ata vendosën të ribashkohen sërish. Në bazë të procedurave ligjore, ata duhej të bënin një tjetër seancë pajtimi. Miniri është përfaqësuar në gjykatë me një avokat, në fillim të vitit 2007. Dokumenti i pajtimit të Minir e Fëllëza Muçës ka mbërritur sërish në burgun e Peqinit, duke iu bashkangjitur dokumentit të divorcit. Ky vendim i ka hapur dritën jeshile çiftit për të vijuar me takimet e thjeshta dhe me ato speciale. Nga koha pas seancës së pajtimit në gjykatë, çifti mësohet se ka kryer 7 takime speciale, nga 15 që ka kryer që nga viti 2005, kohë kjo kur Minir Muça u vendos nga dhomat e paraburgimit të drejtorisë së policisë Korçë në burgun e Peqinit për të vuajtur masën e dënimit. Ndërkohë, Prokuroria e Elbasanit konfirmon se është duke hetuar këtë ngjarje, por se kjo çështje është drejt mbylljes. Burime pranë organit të akuzës në Elbasan bënë të ditur se, pasi të ketë marrë përgjigjen zyrtare të autopsisë së dy viktimave që po kryhet nga ana e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pritet ta pushojë çështjen penale në ngarkim të Minir Muçës. Ai nuk mund të merret i pandehur, pasi tashmë ka ndërruar jetë fill pasi aktit që ka kryer ndaj bashkëshortes së tij Fëllëza Muça. Ndërkohë, burimet janë të rezervuara në lidhje me faktin, nëse Prokuroria do të vijojë të hetojë letrën, që kanë lënë dy bashkëshortët para se t’i jepnin fund jetës. Në letër thuhej se “po e ndërmarrim këtë akt pasi kështu shpëtojmë fëmijët tanë ndaj kërcënimeve”. Prokuroria pritet që gjatë javës së ardhshme të dërgojë një shkresë pranë drejtorisë së burgut të Peqinit për hapjen e dhomës, ku ndodhi vdekja e bashkëshortëve. Kjo dhomë nuk mund të përdoret, deri sa prokuroria të përfundojë hetimet.
Drejtoria e Burgjeve u jep leje, vëllezërit në ceremoninë e varrimit
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pohoi dje se ky institucion u përpoq t’u krijonte të gjithë kushtet dy vëllezërve të Minir Muçës, që të merrnin pjesë në ceremoninë mortore të vëllait. Funksionare të këtij institucioni pohuan se kryen në kohë rekord të gjitha procedurat si dhe përpilimin e dokumentacionit të nevojshëm për shoqërimin në familje për disa orë të dy vëllezërve Blerim dhe Bardhyl Muça. Ndërkohë kreu i burgjeve Gazmend Dibra, i cili pas ngjarjes shkoi në vendngjarje në një prononcim për mediat dy ditë më parë, ai pohoi se mbipopullimi është një nga problemet më të mëdha të burgjeve. Burime nga burgjet pohojnë se Minir Muça kohët e fundit ka pasur ngarkesa psikologjike, për shkak të problemeve në familje, gjendje që stimulohej edhe nga qëndrimi në qeli, bashkë me dy vëllezërit e tij. Madje sipas tyre, rreth dy muaj më parë 33-vjeçari është grindur me dy vëllezërit dhe është dashur ndërhyrja e efektivëve të burgjeve për t’i qetësuar ata. f.m.
Të dënuarit u rikthyen në qeli brenda orarit
Bardhyl dhe Blerim Muça, dy vëllezërit e 33-vjeçarit Minir Muço, që u vetëflijua në qelitë e Peqinit pas vrasjes së bashkëshortes u rikthyen dje sërish në qeli pas ceremonisë mortore të të vëllait. Burime të burgut pohojnë se, paraditen e djeshme dy vëllezërit e Minir Muçës, të dënuar me nga 15 vjet burg secili, u shoqëruan nga efektivë të policisë së burgut për në fshatin e tyre Trebinjë të Pogradecit dhe pas varrimit së të vëllait u rikthyen sërish në qeli. Funksionarë të burgut pohuan se shoqërimi i tyre ishte konform rregullave dhe ligjeve dhe nuk pati asnjë incident.