Karaxhiç paraqet mbrojtjen në gjykatën e Hagës
Ish lideri i serbëve të Bosnjes ka thënë se kauza serbe në luftën e Bosnjes, ishte "e drejtë dhe e shenjtë" ndërsa ka filluar mbrojtjen e tij në gjyqin kundër tij në Hagë. "Unë do të mbroj vendin tim dhe kauzën e tij, që është e shenjtë", ka thënë Karaxhiç në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës për ish Jugosllavinë, gjatë seancës të së hënës. "Ne kemi një çështje të mirë, kemi prova dhe fakte- shtoi karaxhic. gjyqi ndaj tij rinisi mëngjesin e së hënës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ish lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç akuzohet për ekzekutimin e qindra civilëve myslimanë dhe për krime lufte, gjatë periudhës së konfliktit në Bosnje Hercegovinë. Kjo seancë pason bojkotimin e sencave të para te ketij procesi. Fillimisht, ish-lideri serb i Bosnjës kishte refuzuar të merrte pjesë në seancat gjyqësore ndaj tij, por tashmë ai ka vendosur të jetë i pranishëm në sallën e gjyqit dhe të vetëmbrohet. Më herët u bë e ditur se Karaxhiç, do të paraqiste
qëndrimin e tij se serbët e Bosnjes ishin pakicë dhe përballeshin me përndjekje nga boshnjakët, dhe se serbët vepruan vetëm në vetëmbrojtje. 64 vjeçari Karaxhiç, përballet me 11 akuza, përfshirë atë për genocid, krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit në luftën e viteve 1992-95. Gjyqi në ngarkim të tij, ishte shtyrë që nga muaji nëntor. Karaxhiç këmbëngul në pafajësinë e tij përballë 11 akuzave.