E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kouchner viziton Prishtinën dhe Beogradin



Ministri i jashtëm francez, Bernard Kouchner viziton sot Beogradin dhe Prishtinën. Ditën e djeshme ai deklaroi se për Francën, pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.
Shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kouchner do të shkojë fillimisht në Beograd për t'u konfirmuar zyrtarëve serbë mbështjetjen e Francës për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian.

Duke folur për shtypin serb, para vizitës në Beograd dhe në Prishtinë, zoti Kouchner ka sqaruar se integrimi evropian i Serbisë nuk do të kushtëzohet me njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Por ai ka theksuar se Serbia duhet t'i zgjidhë problemet me të gjithë fqinjët e saj para se të hyjë në BE, ndërsa ka potencuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme.

Pas vizitës në Beograd, minisitri i jashtëm i Francës takohet në Prishtinë me krerët e institucioneve të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›