Kili intensifikon operacionet e shpëtimit
Presidentja e Kilit, Michelle Bachelet, theksoi se vendi i saj po përballet me një katastrofë të një shkalle të paimagjinueshme, pas tërmetit dhe cunamit të ditës së diele.
Më shumë se 700 vetë janë konfirmuar të vdekur, por presidentja tha se numri i të zhdukurve është duke u rritur.
Zyrtarët thanë se 1.5 milion shtëpi dhe ndërtesa të tjera janë shkatërruar, ndërsa qindra mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Tani që situata është stabilizuar në kryeqytetin Santiago, operacionet e ndihmës janë përqendruar në jug.
Situata në qytetet jugore, Konsepsion, Talka, Kilan dhe Konstitusion është dëshpëruese dhe është duke u përkeqësuar.
Më shumë se 36 orë pas tërmetit, qindra mijëra të mbijetuar ende nuk kanë ujë të pijshëm, energji elektrike dhe shumë pak ushqime.
Në shumë zona frika i ka hapur rrugën dëshpërimit.
Gjatë natës u ndalua qarkullimi në dy rajone Konsepsion dhe Maule, pasi policia përdori gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë plaçkitësit që vodhën supermarketet.
Autoritetet në Kili janë të përgatitura mirë për të menaxhuar situatat pas tërmeteve, por ato e pranojnë se kanë nevojë për ndihmë nga jashtë.