E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel: Jo ndihmë me shuma miliardëshe për Greqinë



Për momentin, Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha në një deklaratë televizive, se nuk do ta ndihmojë Greqinë
me shuma miliardëshe. "Bashkimi Europian mund ta ndihmojë qeverinë në Athinë më mirë duke bërë të qartë se Greqia duhet të kryejë detyrat e shtëpisë", theksoi kancelarja në kanalin e parë televiziv gjerman ARD. është paralajmëruar se Merkel të premten do të presë në Berlin kryeministrin grek Jorgos Papandreu. Kështu duket se u hodhën poshtë zërat se qeveria gjermane po pregatit një aksion të mundshëm shpëtimi për Greqinë. Ministri gjerman i Financave Wolfgang Schäuble, raportonte një gazetë gjermane, synon për këtë qëllim vendosjen në buxhet të një parashikimi për risqet. Situata ekonomike në Greqi ka krijuar probleme jo vetëm në këtë vend, por në të gjithë zonën e euros dhe shtete të tejra.
Ndërkaq më herët kryetari grupit të euros, kryeministri i Luksemburgut, Jean-Claude Juncker, i ka bërë thirrje Greqisë , vend i zhytur thellë në borxhe, që të ashpërsojë edhe më tej kursin e reduktimit të shpenzimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›