Kurti: Nuk na duan në politikë
Lideri i lëvizjes "Vetëvendosje", Albin Kurti, në një është shprehur se përmes gjykimit ndaj tij, EULEX po synon të ndaloj qëllimin e kësaj lëvizje për përfshirjen e mundshme në politikë.
Këto komente ai i bëri në kohën kur Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës së Qarkut po e kërkon për të marrë pjesë në seancat gjyqësor kundër tij.
"Mendoj që EULEX-i neve na ka problem edhe nëse garojmë apo jo në zgjedhje. Viti 2010 është vit shumë i rëndë dhe i vështirë për Kosovën dhe ata frikësohen se mund të ketë ndonjë shpërthim të pakënaqësisë të cilës mbështjelljen politike do t'ia jepte Vetëvendosja... Unë nuk do të dorëzohem në polici vullnetarisht, po ashtu nuk do të shkojë as në seancën e ardhshme që është planifikuar të mbahet në 2 mars me qenë se konsideroj që EULEX është një mision jo-demokratik i cili nuk e pranon pavarësinë e Kosovës", tha Kurti.
Arrestimin e tij nga Policia e Kosovës, Kurti e konsideron si jo serioze, duke patur parasysh se ai ende vazhdon të ecë i lirë nëpër rrugët e Prishtinës. Ai ka mohuar mundësinë e dorëzimit të tij në polici, dhe pjesëmarrjen në seancën e radhës gjyqësore, e cila do të mbahet më 2 mars.