E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, Milo: S'ka konkurrencë mes tyre

Deri tani Autoriteti i Konkurrencës e pranon fenomenin se në vendin tonë ekzistojnë marrëveshjet e fshehura ose të quajtura ndryshe "kartel", në tregun e karburanteve, por deri tani ende nuk është faktuar diçka e tillë. Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Milo, u shpreh se vendimi i Autoritetit të Konkurrencës megjithë marrjen e këtij vendimi do të vazhdojë që të monitorojë tregun e hidrokarbureve.
Më tej ajo shtoi se për herë të parë në Shqipëri do të monitorohet edhe prodhimi vendas.
Që në fund të dhjetorit të vitit 2008 Autoritetit i Konkurrencës filloi një hetim për marrëveshjet e heshtura që tregtarët e karburanteve mund të kishin bërë me njëri - tjetrin në mënyrë që të mos ndryshonin çmimin e hidrokarbureve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›