E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama mbron planin e shëndetësisë

Presidenti Barak Obama e zhvendosi përpjekjen për reformimin e sistemit shëndetësor direkt tek populli amerikan, përmes një konference për shtyp që kishte të bënte kryesisht me reformimin e sektorit të kujdesit shëndetësor.
Zoti Obama tha se ka besim që Kongresi këtë vit do ta miratojë reformën për kujdesin shëndetësor, që ul koston, krijon mundësi për më shumë zgjedhje dhe u garanton amerikanëve sigurime shëndetësore tek të cilat ata mund të mbështeten. Ai tha se 47 milionë amerikanë nuk kanë sigurime shëndetësore.
Ai tha se do ta kundërshtonte legjislacionin që mbështetet financiarisht kryesisht nga taksat e familjeve të klasës së mesme, ose një paketë që e shton defiçitin amerikan. Ai tha se sipas vlerësimeve, dy të tretat e kostos së reformës së kujdesit shëndetësor mund të mbulohen duke i ndryshuar drejtimin shpenzimeve pa vlerë në programet federale të kujdesit shëndetësor. Republikanët që përbëjnë pakicën në Kongres, bien dakord që kostoja e kujdesit të shëndetësor është shumë e lartëm por ata thonë se ndryshimet e propozuara do të kushtojnë shumë më tepër sesa e kanë llogaritur Presidenti Obama dhe demokratët. Republikanët janë gjithashtu kundër një propozimi për njëç taksë për të pasurit për të ndihmuar për të paguar planin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›