E Diel, 1 Nëntor 2026

SECO jep 1,25 mln euro për përmirësimin e raportimit financiar

Një grant nga SECO (Zvicër) prej 1.25 milionë euro do të jetë pjesë e bashkëpunimit dhe asistencës nga shteti zviceran, në përmirësimin e ambientit të biznesit e institucioneve në tërësi. Projekti do të implementohet nga Ministria e Financave, nën mbikëqyrjen e Bankës Botërore (Qendrës për Raportimin Financiar në Vienë), pra gjithçka do të monitorohet në përputhje me procedurat e Bankës Botërore. Projekti përfshin konsulencë, pajisje, shërbime dhe trajnim. Ai synon; përmirësimin e bazës ligjore të fushës, mbështetjen e procesit të vendosjes së standardeve të raportimit financiar, përmirësimin e procesit të auditimit dhe mbikëqyrjes publike të auditorëve, përmirësimin e kurikulave për edukimin e studentëve dhe profesionistëve, si dhe përgatitjen e aktorëve vendas për hapat e mëtejshme të reformës.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›