E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, cmimet ulen me 5 lekë për litër

Kështu sot 1 litër naftë u shit mesatarisht me 130 lekë, 1 litër benzinë me 135 lekë, ndërsa 1 litër Euro Diezel po me 135 lekë. dërkohë, në tregjet ndërkombëtare elektronike çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulta 

TIRANË- Në pikat e tregtimit në Tiranë çmimet e karburanteve kanë pësuar sot një ulje me 5 lekë për litër, duke pasuar uljen e dy javëve më pare me 5 lekë për litër. Ndërkohë, në tregjet ndërkombëtare elektronike çmimi i një fuçie nafte vazhdon të jetë në kuota të ulta. Sot një fuci kushton 64 dollarë,ndërsa dje çmimi i një fuçie nafte ishte në kuotën e 69 dollarëve.
Në pika të ndryshme të tregtimit të karburanteve para një jave (27 tetor) 1 litër naftë u shit mesatarisht me 135 lekë, 1 litër benzinë me 140 lekë, ndërsa 1 litër Euro Diezel po me 140 lekë.
Të njëjtat çmime ishin edhe dje pothuajse në shumicën e pikave të tregtimit të karburanteve në Tiranë. Ndersa sot çmimet u ulën me 5 lekë për litër. Kështu 1 litër naftë u shit mesatarisht me 130 lekë, 1 litër benzinë me 135 lekë, ndërsa 1 litër Euro Diezel po me 135 lekë.

(d.b/ATA/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›