Olldashi në Kuvend: Akset rrugore në të cilat po punohet
Ministri i PPTT, Sokol Olldashi, në seancë plenare theksoi se po punohet në drejtim të ndërtimit, asfaltimit dhe sigurisë rrugore
Ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Sokol Olldashi, u shpreh të hënën në seancën plenare të Kuvendit se po punohet në të gjitha akset rrugore të vendit me ndërtim rrugësh, sistemim asfaltim, studime, projektime si dhe në aspektin e sigurisë rrugore.
“Gjatë tre viteve të fundit të qeverisjes suaj ju investuat 12 miliard lekë, ndërsa ne po investojmë 117 miliard lekë ose 10 herë më shumë", iu drejtua Olldashi deputetëve të opozitës së majtë”.
Segmentet në cilat po investohet...
Rruga e Tragetit Fierzë, rruga Dardhë-Pista e Skive, rruga Çiflik-Kosovë, rruga Tale- Lezhë, rruga e Gjinarit, rikonstruksion Ura e Dragotit (vazhdimi), rruga Lushnjë - Fier
rruga F.Krujë-Milot-Lezhë, kryq.Patok, rruga Rubik-Rrëshen, rruga Shëngjin-Velipojë-D.Bunës, rruga Kukës-Peshkopi (rruga e Rinisë), rruga Currila-Porto Romano (vazhdimi)
rruga Ura e Brarit-Hyrje tuneli Qafë Murrizë, tuneli Qafë Murrizë-Dalje U.Vashës, Unaza Veriore, Korçë, rrëshqitja Tarazh-Mirditë, rruga Koman-Fierzë, rruga F.Krujë-Milot-Lezhë, rruga V.Dejës-Koman, rruga Gusmar - Kuç-Fterrë-Borsh, rruga Qafë Thanë-Lin-Pogradec, rruga Pogradec-Tushemisht-Doganë, rruga Qafë Muzinë-Delvinë
rruga Kukës-Krumë, rruga Qafë Thanë-Pogradec-Q.Plloçë, rruga e Teqes Berat, rruga Gjirokaster-Çajup, rruga Ura e Bunës-Vazhdimi për Velipojë, rruga Kukës-Peshkopi
rruga nacionale - Plazh Patok, rruga Tiranë-Krujë, rruga Fushë Stude - Ura Cerenecit Peshkopi, Rruga.K.Patos-Roskovec-Ura Vajgurore, rruga Butrint - Qafë Botë
rruga e vjetër F.Krujë-Laç-Milot, rruga Babrru - Bregu Lumit - K.Kamëz, rruga Bajram Curri-Cernic dhe mbrojtja Urës Bujanit, rruga F.Krujë-Krujë-Sarisaltek, rruga lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë), rruga Tiranë-Ndroq-Plepa, rruga Kam-Qafë Prush, rruga Kryq.Koman-U.Gomsiqes, rruga Elbasan-Librazhd-Prrenjas, Ura e Drinit aksi Kalimash -Kukës, rruga që lidh qytetin e Fierit me Patosin, etj.
...