E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediu: Veprimet e Bumçit pjesë e detyrave funksionale, korrespodenca e Alibeajt akt normal konsulence

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka sqaruar dje nëpërmjet një deklarate për shtyp, të vërtetën lidhur me disa shkrime në shtypin e shkruar për një shkresë me një shënim të supozuar të deputetit, Aldo Bumçi kur ka qenë Ministër i Drejtësisë, si dhe korrespodencën nëpërmjet postës elektronike të Enkelejd Alibeaj, në kohën kur ishte Drejtor i Shërbimit ët Kontrollit të brendshëm në Këshillin e Ministrave. “Në cilësinë e Ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka pasur korrespondencë zyrtare me Aldo Bumçin si Ministër Drejtësie në përmbushje të detyrave të tyre funksionale ku z. Bumçi ka dhënë vlerësimin zyrtar për VKM 138 e paraqitur nga Ministria e Mbrojtjes, bazuar në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, material i cili i është bashkëlidhur dosjes dërguar në Kryeministri”, shprehet zyra e shtypit të ish-ministrit të Mbrojtjes. “Shkëmbimi i opinioneve të z. Alibeaj me këshilltarin juridik të Ministrit të Mbrojtjes është zhvilluar si një akt normal konsulence juridike për të realizuar një proces të plotë ligjor, transparent dhe një vendim të Këshillit të Ministrave për trajtimin e të gjithë tematikës së municionit dhe mjeteve të tepërta në Forcat e Armatosura”, përmbyllet deklarata e zyrës së shtypit të kryetarit të Partisë Republikane. ...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›