E Diel, 1 Nëntor 2026

Zhvillohet Konferenca për strategjinë e NATO-s/ Shqipëria përmbush angazhimet dhe detyrimet, shumë shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s

“Shqipëria është tashmë në pragun e pranimit në Aleancën më të madhe të Atlantiku të Veriut”.
Kështu u shpreh dje ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, në një konferencë për shtyp së bashku me Komandantin Suprem të Komandës për Transformim të NATO-s, James Mattis.
Duke folur pas përfundimit të Konferencës “E ardhmja e Strategjisë për vendet e NATO-s dhe Partnerët e saj”, organizuar në Tiranë, ministri Oketa tha se “organizimi i kësaj veprimtarie në Shqipëri është pjesë e angazhimeve tona të përbashkëta për të forcuar në vijimësi partneritetin me NATO-n dhe Komandat e saj strategjike”.
I pyetur se pse u zgjodh pikërisht vendi ynë për organizimin e kësaj konference, Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, sqaroi se “Shqipëria u zgjodh për shkak të reformimit të Forcave të Armatosura, të kontributit që këto forca kanë dhënë në misionet paqeruajtëse kudo, si dhe për shkak të bashkëpunimit të shkëlqyer që Ministria e Mbrojtjes dhe FA, kanë pasur dhe vazhdojnë të kenë për komandën e Aleancës për Transformim”.
Ndërsa Gjenerali James Mattis, duke vlerësuar arritjet e Shqipërisë dhe të Forcave të saj të Armatosura theksoi se “Shqipëria shumë shpejt do të bëhet anëtare e NATO-s”.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›