Tentoi te trafikoje hashash, gjykata e le ne burg
Tirane- Tentoi te trafikoje 676.25 kg lende narkotike me skaf, Gjykata e Krimeve te Renda, ka vendosur dje caktimin e mases se sigurise "arrest me burg". Perpara gjyqtarit te gatshem Gurali Brahimllari, i pandehuri Kledian Koka, nuk ka dhene shpjegime, ndersa mbrojtesi ka kerkuar nje mase me te bute sesa ajo e prokurorise. Prokurorja e ceshtjes, i kerkoi gjykates lenien ne burg te te pandehurit, pasi ndaj tij ka prova bindese qe ka kryer vepren penale te "trafikut te lendeve narkotike". Sipas hetimeve te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda, ka rezultuar se i pandehuri Koka tre dite me pare eshte kapur nga radari ne gjirin e Bunecit ne Sarande, teksa ishte duke transportuar me skaf nje sasi lende narkotike drejt ishullit helen Korfuzit. Sasia e lendes narkotike ishte sistemuar ne 18 canta sportive me ngjyre te zeze dhe u gjet ne fugoni i tipit "Benz", me targa RO51UUJ, ne ngjyre te bardhe dhe timon ne krah te kundert. Nderkohe qe prokurorja i vuri ne dukje gjykates, qe i pandehuri perben rrezikshmeri shoqerore pasi ai ishte denuar me pare nga shteti grek me 4 vjet e 6 muaj burg per vepren penale te "trafikut te narkotikeve".
R.C