E Diel, 1 Nëntor 2026

Karburantet, fuçia kushton 133 USD

Çmimi i karburanteve në tregjet e huaja ka pësuar një rënie të lehtë, me rreth 2 dollarë/fuçia, por që, gjithsesi, mbetet në nivele rekord. Me fillimin e javës, në bursat ndërkombëtare, nafta është kuotuar për 132.78 dollarë/fuçia, duke qëndruar pranë nivelit negativ 135 dollarë/fuçia, regjistruar në bursa në mbyllje të javës. Pak më ndryshe duket situa me naftën e kuotuar në bursën e Londrës, e cila është shitur dje për 132 dollarë/fuçia. Ndërkaq, lajmet nga vendet prodhuese të naftës nuk vijnë aspak të mira. "Çmimi i karburantit do të vazhdojë të rritet", tha presidenti i OPEC, Chakib Khelil, njëkohësisht dhe ministër i Naftës për Algjerinë. "Tregu i naftës duket i ekuilibruar. Nuk shohim arsye të rrisim furnizimin", tha Khelil. Ndërkaq, po dje, Libia deklaroi se do të rrisë nivelin e prodhimit të naftës për vitin 2012 me tre milionë fuçi në ditë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›