Maqedoni, nafta shitet me 144 lekë/litri
Shteti fqinj i Maqedonisë ka rritur dje tarifat e furnizimit me karburant për konsumatorët e saj, duke u nisur nga çmimi mesatar i shitjes në tregjet botërore në dy javët e fundit. Tashmë maqedonasit paguajnë për furnizimin e automjetit të tyre, rreth 144 lekë/litri për naftën dhe 149 lekë/litri për benzinën. Vendimi është marrë dy ditë më parë nga Komisioni Rregullator i Energjetikës, duke u nisur nga rritja prej 7.5 për qind e karburanteve në tregjet e huaja. Kështu, rritja për naftën rezulton 7 lekë/litri, ndërsa për benzinën 4 lekë/litri, duke iu referuar pikave të tregtimit me pakicë. Nisur nga kjo, del se maqedonasit, pavarësisht rritjes, do të paguajnë sërish më pak se ne, të cilët naftën e blejmë për 155 lekë/litri, ndërsa benzinën 160 lekë/litri.