E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karburantet, rriten me 5 leke cmimet

Blerina Hoxha

Cmimet e karburanteve jane rritur javen e fundit, me 5-6 leke per liter si per naften Eurodiezel, ashtu edhe per benzinen. Disa nga pikat e pakices e shesin nje liter nafte aktualisht me 124-126 leke, nga 120 leke qe ishte me pare, ndersa nje liter benzine kushton 130 leke nga 124 leke. Tregtaret e shpjegojne rritjen vetem me nje urdher te eproreve, ndersa nuk ka as rritjes cmimesh ne tregun nderkombetar dhe as rritje te akcizes per artikujt e naftes. Cmimi i naftes ne tregun nderkombetar dje ishte 62 dollare per fuci, kuote e cila nuk ka ndryshuar ne dy muajt e fundit, ndersa cmimi i naftes per liter te pakten ne keto dy muajt e fundit eshte rritur me rreth 25 leke per liter. Ne krizen e cmimeve te naftes vitin e kaluar kur cmimi i nje fuqie ne tregun nderkombetar arriti ne 140 dollare, cmimi i nje litri nafte ne tregun vendas shenoi 160 -165 leke per liter. Me kete logjike te rritjes se cmimeve te naftes ne vendin tone, kur cmimet ne tregun nderkombetar te shkojne ne kuotat e vjetshme, vlera e nje litri karburant ne vendin tone, pritet te arrije ne 260 leke te reja. Nga ana tjeter shteti eshte munduar te ushtroje kontrollin e plote mbi tregun e karburanteve ne vendin tone, i cili shquhet qartazi tashme per spekulim ne shkalle te gjere. Per shkak se kur cmimi i nje fuqie nafte ne fillim te ketij viti shitej ne tregun nderkombetar m,e vetem 35 dollare fuqia, ne vendin tone nje liter nafte nuk duhej ti kalonte te 80 leket. Por tregtaret nuk iu pergjigjen ritmeve te uljes ne tregjet e jashtme, por edhe ato pak reagime ne uljen e cmimeve i dhane me shume vonese. Rritjet "Made in Albania" te cmimeve po behen ne nje moment kur vendi sa po ka kaluar zgjedhjet elektorale dhe vemendja e institucioneve, mediave dhe opinionit ne teresi, eshte perqendruar tek formimi i qeverise se re. Sipas nje tradite historike, por edhe sipas vrojtimeve qe kane bere institucionet e specializuara, tregu i karburanteve ne vendin tone mbetet shume spekulativ edhe ne momente normale. Nafta qe shitet ne Shqiperi pavaresisht se vazhdon te kete cilesine me te dobet ne rajon, ka cmimin me te larte. Per shkak te kesaj situate konsumatoret paguajne te pakten 40 leke me shume per liter, vetem si rezultat i spekulimit me cmimin. te shitjeve qe kane keto produkte. Sipas nje studimi te Konfindustrise shqiptare nga analizat krahasimore te cmimeve te tregjeve, cmimi i karburanteve ne Shqiperi eshte te pakten 25% me i larte, sesa duhet te ishte ne kushtet e funksionimit te nje tregu normal. Brenda nje periudhe pothuajse 3-mujore, cmimi i naftes bruto ne tregjet nderkombetare ka rene ne me shume se, 100%, nderkohe qe vleresimi i dollarit amerikan ndaj, lekut nuk e kalon shifren prej 25% gjate te njejtes periudhe, theksoi i njejti burim. Cmimet e larta te karburanteve ne Shqiperi, ndikojne drejtperdrejt ne rritjen zinxhir te kostove te se gjitha prodhimeve dhe sherbimeve vendore ne krahasim me prodhimet dhe sherbimet e huaja, duke ulur me tej aftesine konkurruese te prodhimeve shqiptare. Gjithashtu, cmimet e paarsyeshme te larta te karburanteve ndikojne negativisht ne prodhimet bujqesore dhe ne mireqenien e gjithe qytetareve shqiptare.

Konkurrenca, pritet rezultati per hetimin e thelluar mbi tregun e karburanteve

Tregu vendas i karburanteve zhvillohet ne kushte jo konkurruese, duke sjelle cmime te shtrenjta per konsumatoret. Ky ka qene vleresimi i Autoritetit te Konkurrences, i cili ka dhene vleresimet paraprake, pas nje hetimi ne tregun e karburanteve. Raporti konkludon se, vihen re kufizime te konkurrences ne treg si pasoje e sjelljes se koordinuar mes ndermarrjeve kryesore qe kane fuqi te ndjeshme ne tregun e shumices dhe ndermarrjeve te integruara vertikalisht ne tregun e shitjes me pakice. Ne mbeshtetje te nenit 39 te ligjit nr.9121 "Per Mbrojtjen e Konkurrences" dhe Kodit te Procedurave Administrative, Autoriteti i Konkurrences ka ftuar ndermarrjet nen hetim te terheqin nje kopje te raportit dhe te paraqesin pretendimet e tyre.. Pas perfundimit te seancave degjimore me ndermarrjet nen hetim, Komisioni i Konkurrences do te vendose me objektivitet nese ka pasur apo jo shkelje te Ligjit nr. 9121, "Per Mbrojtjen e Konkurrences", duke marre vendimet perkatese. Hetimi i Autoritetit ka nisur prej kohesh, rezultati i te cilit pritet te behet shume shpejt publik. Sipas ligjit per konkurrencen, ne rast se kompanite kane lidhur marreveshje te fshehte me njera-tjetren per te fiksuar cmimin, atehere masa e gjobes varion nga 2 deri ne 10 per qind te xhiros vjetore.

Cmimet e larta te naftes, kane rritur koston e jeteses

Banka Qendrore ka konstatuar se rritja e cmimeve te naftes ka pasur nje ndikim mjaft te drejtperdrejte ne buxhetin familjar, nepermjet rritjes se kostos se transportit. Sipas te njejtit burim, kjo ka cuar ne uljen e shpenzimeve per produktet e tjera, pavaresisht se eshte vene re nje ulje e perdorimit te mjeteve te transportit. Matjet statistikore tregojne se 30 per qind e konsumatoreve shqiptare kane modifikuar sjelljen e tyre, duke ulur kerkesen per produkte te tjera ne treg, nderkohe qe 43 per qind kane reduktuar perdorimin e automjeteve. Nga ana tjeter strukturat shteterore ende nuk kane shpallur nje skeme per te kontrolluar normat e pamerituara te fitimit nga kompanite private. Ekspertet e ekonomise e shpjegojne kete reagim te tregut shqiptar me situaten oligopol, ku linjat e importit dhe tregtimit te naftes jane mjaft te perfolura per marreveshje te tilla. Ne pamundesi te per te ndikuar ne uljen e cmimeve Ministria e Financave ka rritur taksimin mbi tregtine naftes. Sipas nje vendimi te fundit te qeverise, akciza e naftes eshte rritur 4 leke per liter.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›