Petrit Lici dhe Ymer Shehaj, u ekstraduan nga Milano
Dy te denuar per vepren penale te "trafikimit te femrave per qellime prostitucioni", jane ekstraduar dje nga Italia. Sipas policise, eshte ekstraduar nga kryeqyteti italian 60-vjecari Petrit Lici, nga Elbasanit. Ai ishte i shpallur ne kerkim disa vite me pare, pasi Gjykata e Lushnjes, e ka denuar me vendimin te dates 28 mars 2006, me 15 vjet burg. Ai eshte denuar per vepren penale te "trafikimit te femrave per prostitucion, te kryer ne bashkepunim". Uniformat blu kane bere te ditur se, Petrit Lici ne bashkepunim me Gentjan Licin, (te aferm) kane mashtruar dhe me pas detyruar e shfrytezuar si prostitute ne shtetin fqinj Itali, vajzen me inicialet I. SH. Sjellja ne Shqiperi e 60-vjecarit, eshte bere per te vuajtur denimin e dhene nga drejtesia. Si rezultat i bashkepunimit te Interpol-Tirana me Interpol-Romen, diten e djeshme u be i mundur ekstradimi drejt vendit tone i Petrit Licit. Po dje, nga Interpol-Tirana eshte bere ekstradimi nga Italia drejt vendit tone dhe i Ymer Shehajt 32 vjec, nga Ballshi. Arrestimi dhe sjellja e tij ne vendin tone eshte bere pasi, kishte mashtruar dhe me pas shfrytezuar nje minorene, si prostitute. Te ekstraduarin Gjykata e Rrethit Gjyqesor Fier, me vendimin te dates 16 korrik 2003, e ka denuar me 12 vjet burg, per vepren penale te "shfrytezimit te prostitucionit, ne rrethana renduese". I denuari Shehaj kishte mashtruar te rene me inicialet B. D., (minorene ne kohen e krimit) duke e marre me vete ne Greqi, me premtimin se do ta conte ne Amerike. Por ne Greqi ai ka tentuar ta shfrytezoje si prostitute dhe pasi ajo nuk ka pranuar, e ka keqtrajtuar ne menyre te perseritur duke perdorur dhunen fizike. Pas kesaj ai ishte denoncuar, nderkohe qe gjykata e ka denuar me 12 vite burg.
R.Caushaj
R.Caushaj