Polici që ndihmoi Dajtin “Liri në Gjykatën e Lartë”
10/05/2010 Masakra e 4 policëve në Durrës
TIRANË- Marenglen Muça, ish-polici i komisariatit të Durrësit, akuzuar për dhënie ndihme ndaj personit të shumëkërkuar Dritan Dajti, kërkon të lirohet nga Gjykata e Lartë. Pasi ka shfrytëzuar dy shkallët e para të gjykimit, Muça nëpërmjet avokatit Agron Lamaj, shkon edhe më tej. Sipas burimeve, i pandehuri refuzon akuzën dhe nuk është dakord me mënyrën se si është duke u sjell trupi gjykues dhe Prokuroria me të. Pika e parë që ai kundërshtoi ka qenë bashkimi i veprës penale në një dosje me Dritan Dajtin dhe kunatin e tij Erges Xhorxhi. Që në fillim të paraqitjes në sallën e gjyqit, avokatët kërkuan veçimin e dosjes, por një gjë e tillë nuk u pranua. Argumentimi i Prokurorisë ishte i shkurtër dhe bindës për trupin gjykues që e mori në konsideratë. Sipas akuzës, veprimet dhe mosveprimet e të pandehurit Marenglen Muça janë të lidhura me ato të Dritan Dajtit, i cili me ndihmën e marrë prej tij arriti t’i fshihet për bukuri për vite me radhë policisë. Muça e ka furnizuar Dajtin me mjete të policisë si veshje dhe radio. Nëpërmjet saj, Dajti i është larguar disa herë aksioneve të policisë, duke qëndruar për gjashtë vjet në liri. Ndërsa u arrestua më 7 gusht 2009 në Plazhin e Durrësit në afërsi të pistës “Iliria”, teksa ndodhej i shoqëruar me kunatin dhe njerëz të tjerë të afërt. Pas kësaj faze, Muça i refuzuar nga shkalla e parë dhe e dytë i drejtohet Gjykatës së Lartë për të ndryshuar masën e sigurimit. Sipas tij, mbajtja në burg është e padrejtë përderisa asnjë moment i akuzave nuk është i vërtetuar. Nga ana tjetër Dritan Dajti ka më shumë se një vit që nuk i bindet gjykatës për të qenë i pranishëm në gjyq. Ka refuzuar pjesëmarrjen, madje në disa raste nuk ka firmosur duke larguar ftuesit me shenja. Për tre të pandehurit e këtij procesi prokurori nuk ka lexuar ende kërkesën për gjykim si pasojë e largimit të avokatëve të Dajtit dhe manovrave të tjera të përgatitura që në fillim.
Furnizuesi i Dajtit
Marenglen Muça nga Korça që prej disa vitesh është banues i qytetit të Durrësit. Njohjet e tij me Dajtin janë bërë nëpërmjet kunatit të tij. Për vite me radhë i janë kërkuar sende të policisë me qëllim kontrollin e lëvizjeve si dhe veshje të tilla. Ndërkohë që nga hetimet ka rezultuar se më shumë se tre herë, Muça ka ndihmuar Dajtin t’i shpëtojë operacioneve të policisë të organizuar për kapjen e tij. Me një fjalë, Muça ka qenë “spiuni”, brenda radhëve të policisë dhe kjo ka rezultuar e tillë nga disa telefonata. Policia ra në gjurmët e tij menjëherë pas arrestimit të Dajtit.