Karburantet, tregtarët humbasin gjyqin me Financat për çmimin e fiksuar dhe TVSH-në
Importuesit e naftës dhe tregtarët e pakicës kanë humbur gjyqin me Ministrinë e Financave për sa i takon kërkesës për shfuqizimin e udhëzimit datë 18 qershor 2008, "Për tatimin mbi vlerën e shtuar". Pas shqyrtimit të kërkesës, Gjykata Kushtetuese ka marrë këto ditë vendimin për të rrëzuar pretendimin e ngritur nga Shoqata e Hidrokarbureve. Udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Financave synon kontrollin e çmimit të naftës ndaj tregtarëve të pakicës, falë kontratave që do të lidheshin me importuesin. Pikat e karburantit me pakicë duhet ta shesin naftën apo gazin me çmimin e vendosur në kontratën e lidhur me importuesin dhe në atë masë të përcaktuar dhe llogaritur nga grosisti. Çmimi i naftës nuk duhet të ndryshojë pa miratimin e importuesit dhe nuk duhet të lëvizë ndryshe nga niveli i vendosur në kontratë. Tregtari i vogël nuk duhet të furnizohet nga importues të ndryshëm nga i pari, deri sa ta shesë të gjithë sasinë. Praktikisht, në këtë gjendje, tregtari i pakicës kthehej në agjent të importuesit dhe krijonte fitim në varësi të komisionit dhe sasisë. Ankesat e Shoqatës së Hidrokarbureve lidheshin edhe me faktin se tregtarët e vegjël nuk mund të ndryshonin çmimin pa mbaruar sasinë e blerë me çmimin e fiksuar në kontratë, e kësisoj nuk mund të furnizohej nga një importues tjetër, kjo për të shmangur vështirësitë në përllogaritjen e fitimit.
Udhëzimi i nxjerrë nga Ministria e Financave në muajin qershor përkonte me periudhën e abuzimit me çmimet e larta në tregun vendas të hidrokarbureve, në një kohë kur në tregjet e huaja nafta vlerësohej më ulët.
Një tjetër shqetësim i shoqatës lidhej me detyrimin e vendosjes së logos. Duke shitur sasinë e një importuesi të vetëm, tregtari duhej të mbante logon e kësaj shoqërie ku siguronte mallin dhe duhej t‘i përmbushte të gjitha detyrimet në kontratë. Ky udhëzim ka hyrë në fuqi që në muajin korrik 2008, ndërsa aktualisht shoqëritë e hidrokarbureve janë duke u përballur me gjoba deri në 200 mijë dollarë, pasi zbatimi nuk është i lehtë.
Qëllimi i ministrisë për vendosjen e udhëzimit për TVSH-në lidhej edhe me mbledhjen e të ardhurave, që në rastin konkret sigurohet direkt nga importuesi, duke mos lodhur shumë tatimorin që të kontrollojë me detaje edhe tregtarin e pakicës. Pas daljes së udhëzimit më 16 qershor 2008, shoqëritë e karburanteve u përballën me një sërë udhëzimesh të tjera, duke e komplikuar disi aktivitetin.
Konkurrenca
Harrohet hetimi
për monopolet
Autoriteti i Konkurrencës nuk ka bërë ende publik raportin final mbi hetimin e tregut të hidrokarbureve. Drejtuesit e këtij institucioni kishin deklaruar zbardhjen e raportit në mars, ndërsa e shtynë për efekt të ankesave nga shoqëritë. Në prill ishte parashikuar vendimi, nga ku priteshin disa sanksione me gjoba që shkonin deri në 10 për qind të xhiros vjetore. Por edhe në prill nuk u bë i mundur, ndërsa aktualisht publiku nuk është në gjendje të mësojë nëse tregtarët e hidrokarbureve kanë abuzuar me çmimin monopol, apo kanë vepruar në bazë të rregullave të tregtisë së lirë. Aktualisht veprojnë mbi 40 importues, por vetëm 7 prej tyre zotërojnë pjesën dërrmuese. Pikërisht këto subjekte u bënë objekt i hetimit.