Mima: Katër masat antikrizë të qeverisë
Qeveria shqiptare është e ndërgjegjshme për pasojat e krizës botërore, vuajtjet e sektorëve të ndryshëm të ekonomisë, si dhe ka marrë masa për të ndërhyrë në treg në mbrojtje të vendeve të punës, deklaroi dje zëvendësministri i Financave, Florion Mima, në një seminar mbi krizën.
"Industria minerare, industria e përpunimit aktiv dhe sektori i ndërtimit janë duke vuajtur pasojat e krizës, ndërkohë që buxheti është përballur me rreziqet e mosrealizimit të të ardhurave", - tha Mima.
"Ne kemi bërë aktive një linjë krediti për industrinë minerare, gjë që do t‘i lejojë bizneset e kësaj fushe të vijojnë të prodhojnë në pritje të stabilizimit të tregut botëror dhe rigjallërimit të kërkesës për minerale", u shpreh Mima. Kjo industri punëson zyrtarisht rreth 3 mijë vetë në Shqipëri, por numri i të punësuarve vlerësohet të jetë më i madh dhe sektori ka një nivel shumë të lartë informaliteti për shkak se operon në zona të izoluara të vendit.
"Për sektorin e përpunimit aktiv ndihma jonë konsiston në uljen e sigurimeve shoqërore për punëdhënësin nga 20 në 15 për qind, ndërkohë që kemi marrë masa për rimbursim të shpejtë të TVSH-së për përmirësimin e situatës së tyre të likuiditetit", - vijoi Mima. Ky sektor punëson rreth 40 mijë vetë në Shqipëri, nga të cilët, industria shumë e prekur e tekstileve dhe veshjeve punëson 16 mijë vetë, ndërsa lëkurët dhe këpucët, 10 mijë vetë. Kjo industri po vuan rënien e kërkesës për mallra nga Italia, ndërsa përfaqësuesit e saj thonë se mijëra vetë kanë humbur sakaq vendet e punës ose punojnë me orar të reduktuar.
Sipas Mimës, për sektorin e ndërtimit, qeveria ka vendosur të ndërhyjë në treg, duke ndihmuar familjet e pastreha për të blerë apartamente me kredi me interesa të subvencionuara nga shteti. Ministria e Transportit ka premtuar se rreth 800 familje do të mund të përfitojnë nga skema në fazën e parë, por ekspertët e sektorit të ndërtimit thonë se skema është shumë larg realitetit dhe ka shumë pak gjasa që ndonjë familje të përfitojë realisht prej saj. Sektori i ndërtimit punëson rreth 40 mijë vetë në Shqipëri.
"Ne kemi vendosur një rezervë buxhetore të paprecedentë prej 2 përqindësh të PBB-së, (rreth 400 milionë dollarë), për të mbuluar rrezikun e mungesës së të ardhurave", - tha Mima.