Qeveria shkeli kushtet e BB-së, pezullohet kredia
Banka Botërore ka pezulluar një kredi prej 20 milionë dollarësh të destinuar për mbështetje buxhetore, pasi qeveria shqiptare nuk arriti të plotësojë kushtet e vendosura prej saj, bëhet e ditur nga burime jozyrtare nga qeveria. Kredia nuk është disbursuar ende për shkak se qeveria nuk plotësoi kushtet e respektimit të kontratave të punës me të pushuarit e administratës pas ndryshimit të qeverive, si dhe për shkak të përkeqësimit të treguesve makroekonomikë, përfshirë edhe ankesën e BB për rritjen e pagave dhe pensioneve në kushtet e mungesës së rritjes ekonomike.
"Qeveria vendosi të rrisë pagat dhe pensionet sipas premtimit që Kryeministri kishte bërë, por zyrtarët e bankës thanë se nuk mund të japin kredi në kushtet e përkeqësimit të situatës makroekonomike dhe papërgjegjshmërisë financiare", - tha një zyrtar i mirinformuar i qeverisë, i cili nuk pranoi të identifikohej. Fati i kredisë mbetet i paqartë. I qartë mbetet fakti se qeveria iu drejtua bankave tregtare dhe mori kredi me interesin stratosferik prej euribor plus 9.65 për qind, në një kohë që kreditë e Bankës Botërore janë me interesa të buta.
Qeveria shqiptare vendosi në prill të japë një rritje të paprecedentë pagash dhe pensionesh me kosto të përgjithshme prej 80 milionë dollarësh, ndërkohë që të ardhurat e buxhetit nuk e justifikonin një gjë të tillë. Këtë vit rritja e pagave u krye për herë të parë nga 1 maji, ndërkohë që gjatë dhjetë viteve të fundit është kryer zakonisht më 1 korrik. Qeveria ka deklaruar se i ka paratë për një rritje të tillë dhe se të ardhurat në buxhet janë në përputhje me parashikimet. Por statistikat e publikuara së fundmi nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rritën me vetëm 3 për qind gjatë tremujorit të parë, përkundrejt planit për rritje 12.2 për qind.
Zyrtarët e BB patën kërkuar që qeveria të respektonte vendimet e gjykatave për kthimin në vendet e punës të punonjësve të pushuar për arsye politike, kusht që nuk ishte përmbushur nga qeveria.
Fondi prej 20 milionë dollarësh do të disbursohej nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, dega e Bankës Botërore që krediton vendet që kanë dalë nga lista e shumë të varfërve. Negociatat për projektin përfunduan në shkurt të këtij viti. Projekti pritej të dërgohej për miratim në Bordin e Drejtorëve më 31 mars, gjë që nuk ndodhi.
Shqipëria humbi aksesin tek Agjencia Ndërkombëtare e Zhvillimit në vitin 2004. Zyrtarisht kalimi nga IDA tek IBRD u krye në vitin 2006. Kjo është kredia e dytë që Banka Botërore pezullon për Shqipërinë. Në dhjetor të vitit 2008, kredia për programin e Menaxhimit të Integruar të Bregdetit të Jugut me vlerë 17 milionë dollarë, u pezullua për shkak të keqpërdorimit të emrit të bankës nga stafi lokal i projektit dhe shembjen e Jalit në emër të projektit.
Banka Botërore i ka akorduar deri më sot Shqipërisë kredi me vlerë të përgjithshme prej 1 miliard dollarësh nga të cilat, rreth 200 milionë nuk janë disbursuar ende. Shqipëria është duke tërhequr 14 kredi, është duke ripaguar 30 kredi të tjera. Këto para do të fillojnë të shlyhen tani dhe do të përfundojnë shlyerjen rreth vitit 2025. Duke qenë se kanë interesa të ulëta, më pak se 1 për qind, shlyerja e këtyre kredive nuk e rëndon buxhetin e shtetit. Por në anën tjetër, kredia prej 250 milionë eurosh me interes prej 11-13 përqindësh, pritet ta rëndojë për shumë vite buxhetin.